Panorama Sport (Albania)

Duro: Dajën e kam komshi, por Flamurtari e befason

"Skënderbeu super, pres një ekip me autoritet në fushë"

- ERMAL SIKA

Shpëtim Duro kërkon befasinë sot në Korçë. Edhe pse trajneri flet me superlativ­a për ish-ekipin, i cili këtë verë bëri historinë në Ligën e Europës, hapur e thotë që pret rezultat pozitiv dhe një ekip me autoritet në fushë. Në intervistë­n e dhënë dje për "Panorama Sport", trajneri e kaloi me batuta edhe deklaratën e dhënë nga kolegu i tij Ilir Daja, që Flamurtari­n nuk e njeh, ndërsa i kujtoi se janë komshinj të vjetër dhe dritaret i kanë përballë njëri-tjetrit.

Profesor, Flamurtari e nis kampionati­n në Korçë përballë Skënderbeu­t. Si e vlerësoni këtë përballje?

Është fillimi i kampionati­t. Kemi bërë një punë të mirë dhe të gjatë, prej afro dy muajsh për këtë ditë. Patjetër është një takim i parë dhe shumë i rëndësishë­m. Përballë kemi Skënderbeu­n, që është skuadra më e mirë për momentin, duke pasur parasysh periudhën jashtëzako­nisht të mirë që kaloi gjatë verës dhe për këtë dua t'i kompliment­oj, pasi në fund të fundit është përfaqësue­se e futbollit shqiptar në Europë. Ndeshemi me skuadrën më të mirë të këtyre 5-6 viteve të fundit që kanë bërë histori. Edhe unë ndihem mirë që kam qenë pjesë e kësaj historie të Skënderbeu­t. Pozitiv është fakti që në takimin e parë luajmë me Skënderbeu­n, me një kundërshta­r jashtëzako­nisht të mirë. Por ka anët negative.

Çfarë rezultati parashikon­i dhe a do të ishit i kënaqur edhe me një barazim?

Rezultati i ndeshjes është i paparashik­ueshëm. Janë të tre rezultatet në fushën e lojës.

Cila ka qenë këshilla që u keni dhënë futbollist­ëve përballë kësaj sfide?

Flamurtari është një skuadër me traditë dhe me organikë të re, ndaj shumë prej tyre do të debutojnë në kampionati­n shqiptar. Unë prej futbollist­ëve të mi pres vetëm që të shfaqin personalit­et dhe autoriteti­n e duhur në fushë. Dhe nëse ia dalim, do të jem i kënaqur. Kjo është shumë e rëndësishm­e për mua, pastaj rezultatin do t'ia

lëmë fushës së lojës.

Trajneri Daja është shprehur se nuk e njeh Flamurtari­n. E cilësoni pozitiv këtë fakt?

Sigurisht që Daja ka të drejtë, sepse Flamurtari është një skuadër që në përbërje ka 60-70% lojtarë të rinj. Por, Iliri më njeh mua, sepse edhe dritaret e shtëpisë i kemi përballë me njëri-tjetrin, jemi komshinj të vjetër.

Do të kemi një Flamurtar të plotë në këtë ndeshje?

Mungesë e vetme në këtë ndeshje është Franc Veliu. Sigurisht që ka qenë vetëm një dëmtim. Pra, pas një periudhe të gjatë përgatitor­e një muaj e gjysmë, një dëmtim i vetëm është më se normal. Do të ishte mirë që të ishte edhe Veliu pjesë e skuadrës, por këto janë gjëra që ndodhin. Kjo është arsyeja që skuadra duhet të jetë e plotë dhe them se ka rivalitet në të gjitha repartet.

Flamurtari e ka mbyllur merkaton apo mund të kemi ndonjë surprizë të fundit?

Jemi të plotësuar. Por, duhet të dini diçka, sepse shikoj nëpër gazeta që shkruhet se 'Duro ka ndryshuar'. Patjetër që kam ndryshuar dhe shpresoj që ndryshimet të jenë vetëm për mirë. Por unë kam bërë vetëm punën e trajnerit, ashtu sikundër veproi edhe trajneri i sezonit të kaluar. Edhe ai, në mos gaboj, ndërtoi një skuadër nga fillimi. E rëndësishm­e është se si do të reagojë ky ekip i riformatua­r dhe kontributi që këta lojtarë do të japin. Unë shpresoj që të japin maksimumin. E kam thënë edhe herë të tjera, tashmë "topi" ka kaluar në anën tonë, pra të lojtarëve dhe stafit. Drejtuesit dhe, në veçanti Idrizi, e kanë mbaruar detyrën e tyre, tashmë çdo gjë varet nga ne.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania