Panorama Sport (Albania)

"US Open", finalja surprizë Stefens-Keis

-

"US Open" nuk resht së suprizuari për edicionin e 2017-ës. Në konkurrimi­n e femrave, ku gjysmëfina­let ishin me dy derbe amerikanë, finalja do të luhet mes Sloan Stefens dhe Medison Keis. E para mposhti Venus Uilliams 6-1, 0-6, 7-5, ndërsa e dyta dha më të mirën përballë Koko Vandevege duke e mposhtur me shumë lehtësi në vetëm një orë me shifrat 6-1, 6-2. Uilliams nuk arriti të hipotekojë finalen e saj të pestë në karrierë në "US Open", teksa u dorëzua në gjysmëfina­le 2-1 me sete ndaj Stefens. Numri 83 në renditjen botërore, Stefens deri para disa muajsh u detyrua të ecte me paterica për shkak të një dëmtimi të rëndë në këmbë. Stefens do të rikthehej në fushë në "Wimbledon" pas plot 11 muajsh, asokohe renditej e 957-ta në renditjen botërore. Ndeshja u vendos vetëm në setin e tretë, kur Stefens, në disavantaz­h 5-4 dhe vetëm dy pikë nga "KO", arriti të rikuperojë duke fituar tri "game"-t e ardhshme, e duke prerë biletën në finale për herë të parë në një turne "Grand Slam"-i. Stefens në finale do të përballet me Keis, e cila në gjysmëfina­len me Vandevege nuk pati histori. Një ndeshje me sens unik që në gjuajtjet e para me Keis që udhëheq 30 në 10 minuta lojë, duke e mbyllur setin e parë me rezultatin 6-1. Në setin e dytë, Vandevege e nis mirë duke fituar "game"-n e parë, por ky ishte vetëm një iluzion për ndonjë mrekulli, pasi 22vjeçarja Keis i përgjigjet si "çekiç" dhe rimerr "flash" avantazhin 4-1. Një finale e gjitha amerikane në fushën njujorkeze rikthehet pas asaj të fundit në 2002-in ku përballën ishin motrat Uilliams.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania