Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, fitore nga... tuneli

lonjatët nuk bindin, e nisin me humbje në transfertë sezonin e ri futbollist­ik

- LLAZI SARO

Skënderbeu vazh don serinë e rezul tateve pozitive edhe në kampionat, pas kualifikim­it në fazën e grupeve të Europa Ligës. Korçarët e kanë nisur me fitore sezonin e ri futbollist­ik duke arritur të fitojë pastër ndaj Flamurtari­t, që në transfertë u tregua një skuadër pa shumë ide dhe nuk funksionoi kryesisht në fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese. Nga ana tjetër, të besuarit e trajnerit Daja konfirmuan eksperienc­ën e fituar përgjatë viteve, duke fituar një ndeshje, ku nuk kanë shpenzuar shumë energji. Golat e Lilajt dhe Muzakës i dhanë Skënderbeu­t trepikëshi­n e parë në rrugën drejt realizimit të objektivit për t'u rikthyer te titulli kampion. Ndërsa Flamurtari­t do t'i duhet edhe një javë për të synuar rezultatin e parë pozitiv në kampionati­n e ri.

PJESA E PARË Ndoshta edhe tifozi më optimist i Skënderbeu­t nuk do ta kishte menduar se goli do të vinte që në minutën e dytë të ndeshjes, ndaj një rivali si ekipi vlonjat. Gavazaj nis një aksion individual në krahun e majtë të sulmit dhe shikon Souen në qendër të zonës kundërshta­re. Mesfushori kroson dhe Soue arrin ta devijojë pak topin dhe, më pas, pengohen nga portieri Nurkoviç. Kryesori Beqiri i sinjalizua­r edhe nga arbitri mbrapa porte akordon 11-metërsh për vendësit. Lilaj nga pika e bardhë nuk gabon dhe goli u jep qetësi korçarëve. Duro u kërkon futbollist­ëve të tij të sulmojnë dhe Flamurtari hidhet në sulm. Alvesh e Pollozhani luajnë fort në mesfushë, ndërkohë që Bushiç i pambështet­ur nga askush e ka të vështirë që të çajë në mbrojtjen e Skënderbeu­t. Në këtë situatë goditjeje nga distanca mbeten e vetmja zgjidhje për miqtë, të cilët nuk janë të saktë. Rasti më i pastër për Flamurtari­n do të jetë në minutën e 29-të, kur Radas do të gabojë në një pasim dhe Alvesh përballë Shehit gjuan keq duke e çuar topin në duart e portierit. Nuk u beson syve Duro, që diçka i thotë sulmuesit të skuadrës së tij. Një minutë më pas, Gavazaj i zhvendosur në të djathtë shmanget bukur dhe kroson për Soue, që gjuan me kokë, por topi

shkon mbi kuadrat. Minutat e mbetura të takimit nuk sjellin ndryshimin e rezultatit.

PJESA E DYTË Flamurtari nuk ka çfarë të humbasë dhe Duro aktivizon Kamaranë dhe Nezirajn,

duke nxjerrë nga loja Sidiben dhe Alveshin. Megjithatë, në këtë pjesë të dytë, loja e vlonjatëve është më kaotike. Shumë dyluftime të humbura në mesfushë dhe gabime në pasime. Skënderbeu nuk harxhon shumë energji, ndërsa

Daja i jep hapësirë Muzakës duke nxjerr nga loja Shkodrën. Dhe mesfushori kryeqyteta­s nuk zhgënjen. Në minutën e 64-t, Soue mes dy qendërmbro­jtësve vlonjatë arrin të gjejë hapësira dhe të krosojë tokas në zonë, ku

Muzaka i pashqetësu­ar nga askush me portën e boshatisur e ndal sferën në rrjetë. Ky gol i jep siguri Skënderbeu­t që nis t'i menaxhojë minutat, duke kontrollua­r topin, ndërsa Flamurtari nuk e ka më forcën për të sulmuar. Vlonjatët

duken totalisht të dorëzuar dhe deri në fundin e takimit, edhe pse Kamara në minutën e 75-të të ndeshjes mund të kishte rihapur takimin, por gjuajtja e tij përballë Shehit ishte qendrore dhe u prit nga ky i fundit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania