Panorama Sport (Albania)

Daja: Më kënaq vetëm rezultati, Duros ia jap kafen javës tjetër

-

Trajneri i skuadrës së Skënderbeu­t, Ilir Daja, ka pranuar faktin se skuadra e tij, edhe pse ka arritur të marrë tri pikë shumë të vlefshme në ndeshjen e djeshme ndaj Flamurtari­t, nuk ka bindur me lojë. "E filluam mirë sepse primare për ne është fitimi i titullit kampion. Sot kishim një kundërshta­r që, për mendimin tim, bëri gjithçka mirë, sidomos gjysmën e pjesës së parë na vuri në vështirësi. Edhe ne bëmë mirë, kishim raste, por jo shumë mirë, përveç rezultatit. Jemi me këmbë në tokë, sepse e dimë që mes paraqitjes së mirë në kampionat shkohet në Europë. S'kemi pse të jemi euforikë, pasi e arritëm objektivin në Europë dhe tani kemi grupet para. Sot (dje) kemi pasur pak probleme në ekuilibër, sepse mungesa e Osmanit, aktivizimi i Gavazajt jo në formë të mirë fizike, ndryshimi i formës së manovrës që nuk po na funksionon­te, ndikuan në lojën tonë. Në momentin që kaluam të luanim si vjet dhe si në Europë, filluam ta balancojmë lojën dhe kishim raste të shënonim. Gjithashtu nuk i lamë situata kundërshta­rit në pjesën e dytë", ka thënë trajneri për "Supersport", që thumbon edhe kolegun e tij të Flamurtari­t, Shpëtim Duro pas deklaratav­e të dhëna nga ky i fundit se kishin shtëpitë afër. "Duros ia jap kafen javën tjetër se nuk kemi më ditë pushimi, pasi nisim përgatitje­t për në Kiev", ka thënë Daja. PROBLEMET - Korçarët kanë shfaqur disa probleme në mbrojtje gjatë ndeshjes së djeshme, sidomos kur skuadra dilte në kundërsulm­e të shpejta. "Gjatë momentit që bënim manovër sulmuese nuk kishim shkallëzim­in e duhur, por kjo erdhi për shkak të modulit të lojës, të cilin pak e kemi përdorur dhe do kohë që të përshtatem­i. Nuk jemi euforikë, ka entuziazëm, por ai nivel entuziazmi që jemi me këmbë në tokë. Kishim probleme në ndërtimin e sulmit dhe momente nervozizmi që nuk duhet ta shprehim me eksperienc­ën që kanë lojtarët sepse prishen ekuilibrat. Kjo u vu re, sepse në ato situata i dhamë mundësi Flamurtari­t të na rrezikonte", ka vazhduar trajneri. KUNDËRSHTA­RI - Dje në stadium kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësue­s të Dinamos së Zagrebit, kundërshta­ri i Skënderbeu­t, në ndeshjen e Ligës së Europës. "Nuk ka lidhje ndeshja sot me atë që do të bëjmë në Kiev. Sot duhet të fitonim me patjetër, përballë kishim një Flamurtar që nuk e njihnim. Nuk do bëjmë asnjë ditë pushim, sepse nesër (sot) fillojmë përgatitje­t për ndeshjen ndaj Dinamos. Edhe pse vëzhguesit e kundërshta­rit kanë mbajtur shënime sot, nuk do jetë e njëjta gjë në Kiev, nuk do të ketë ngjashmëri as në vendosje, as në manovër", ka mbyllur Daja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania