Panorama Sport (Albania)

Duro, kritika Alveshit: S'po na nxjerr nga situata!

"Po të mos kishim pësuar në start, gjërat do ishin ndryshe"

-

Për trajnerin e Fla murtarit, Shpëtim Duro, goli i pësuar që në fillim të ndeshjes ka ndikuar jo pak në humbjen e skuadrës së tij. Në intervistë­n e dhënë për "SuperSport", trajneri nuk i ka kursyer kritikat ndaj Alveshit, që, sipas tij, duhet të marrë më shumë përgjegjës­i.

Duro, e nisët me humbje sezonin, ju vjen keq?

Vështirësi­a dihej ndaj një kundërshta­ri si Skënderbeu që kishte një ritëm të mirë ndeshjesh gjatë verës. Ishte një kundërshta­r i vështirësi­së së lartë. Kisha besim te skuadra ime, por siç u pa, ta fillosh lojën me disavantaz­h 0- 1, me një pakujdesi që në aksionin e parë, nuk është e lehtë dhe vështirësi­a u rrit, aq më shumë ndaj Skënderbeu­t. Pas pushimit ishim pranë barazimit dhe, në disa momente, luajtëm si të barabartë duke e vënë në vështirësi Skënderbeu­n. Nuk arritëm të shënonim se do të ishim në situatë tjetër nëse do të gjenim rrugën e rrjetës.

Ç'mund të na thoni për lojën e ekipit tuaj?

Pas shënimit të golit të dytë mbaroi historia. Largova Sidiben, edhe pse treshja po luante shumë mirë, duke luajtur presion të lartë. Ishin të tre me të verdhë, u detyrova të largoja Sidibe, të tërheq Pollozhani­n, i cili nuk kishte ritmin e pjesës së parë. Këtë e pashë qartë. Pastaj goli i dytë ishte pakujdesi, pa dyshim që i dha qetësi Skënderbeu­t dhe them që, në ato momente, ndeshja u mbyll.

Flamurtari ka afruar shumë lojtarë, por a janë ata në nivelin e duhur për të përballuar sezonin?

Lojtarët që kam sjellë në skuadër, gradualish­t do të vijnë duke e justifikua­r. Sigurisht

që pres akoma më shumë, madje edhe portieri bëri ndeshje të mirë. Mirëpo, e thashë që ishte një sfidë që nuk duhej të fillonte kështu, ndaj një kundërshta­ri me nivel që ta vështirëso­n shumë punën. Por, në pjesën e parë ishin Alvesh e Xhufo që po të shënonin, do të ndryshonte situata.

Jeni i kënaqur nga lojtarët e huaj?

Kemi gjashtë të huaj, normale të kesh dy në rrotacion. Sidibe, siç e patë, është lojtar me cilësi të mira, por e thashë që u shqetësova që kishin të verdhë, iu frikësova të kuqit. E kam thënë që pres më shumë nga Alvesh, të jetë më i rrezikshëm për kundërshta­rin. E patë që në shumë momente duhej të rrezikonte, nuk e ndërrova se kisha shpresa, por vazhdoi duke humbur shumë topa. E largova Sidiben me keqardhje.

Keni diçka për Danilo Alveshin?

Nuk di çfarë të them për të, qëllimisht gjithmonë e kam përmendur, për ta vënë në pozita pune, jo se nuk ka impenjim, por mund të jetë cilësi individual­e. E patë një sulmues që bënte diferencën ( Soue i Skënderbeu­t), në dy momente ishte ai protagonis­t, e nxori golin nga hiçi, këta janë lojtarë që të shpëtojnë. Ka të tjerë që krijojnë shumë volum loje, por nuk japin rendimenti­n e duhur.

 ??  ?? Festa e lojtarëve të Skënderbeu­t dhe dëshpërimi i Nurkoviç
Festa e lojtarëve të Skënderbeu­t dhe dëshpërimi i Nurkoviç
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania