Panorama Sport (Albania)

Kukësi me marsh të parë, e nderon një penallti

3 pikë të arta për Milinkoviç­in, kamzalinjt­ë ankesa për terrenin

- ABDULLA DUSHKU

Misioni për të mbrojtur titullin kampion ka nisur mjaft mirë për Kukësin e trajnerit Mlladen Milinkoviç. Mirë, nëse flasim për rezultatin, sepse loja sigurisht që la për të dëshiruar. Megjithatë, nuk mund të priten mrekulli në ndeshjen e parë dhe verilindor­ët duhet të jenë të kënaqur që morën 3 pikë përballë Kamzës. Ndeshjen e vulosi një penallti e Elis Bakajt në pjesën e dytë. Rezultat që i lë shije të hidhur Kamzës në rikthimin e saj në Superiore, por në tërësinë e 90 minutave Kukësi nuk "vodhi" asgjë duke shfaqur hera-herës epërsi të dukshme në kualitet dhe në aspektin fizik. EKUILIBËR TOTAL

Me dy mungesat si Alla dhe Kale, Milinkoviç ia beson sulmin Gurit dhe në qendër të mbrojtjes zbret si titullar Hoxha përkrah Shametit. Shtubina, Bakaj dhe Zeqiri qëndronin pas sulmuesit kryesor, me këtë të fundit që shpeshherë alternohej edhe si mesfushor i tërhequr për ta kaluar skemën nga 4-2-3-1 në 4-3-3. Ndreu i kundërpërg­jigjej me një 4- 4- 1- 1, me Plakun në majën e sulmit, i cili mbështetej nga Mehmeti. Zefi dhe Arrabal përpara mbrojtjes dhe Ymeri me Fukuin nga krahët. Këto rreshtime bënë që në 45 minutat e para të mos kishte shumë raste, madje të dukej gjithçka në një ekuilibër total. Kamza nuk trembet aspak, edhe pse përballë ka skuadrën kampione. Vendos ta sulmojë me zgjuarsi, por i mungon pasimi final dhe vendosmëri­a përpara portës për ta dërguar topin në rrjetë. Masato Fukui pati rastin e artë për të dërguar topin në rrjetë dhe të ishte ai golashënue­si i parë i kampionati­t të ri, por Koliçi e ndal. Kundërpërg­jigjet Bakaj në anën tjetër, që përfiton nga një gabim i Lelis, por nuk e shfrytëzon ashtu siç duhet. Guri gjithashtu mund të rezultonte fatal për Kamzën me kërcimin e tij, por topi i devijuar nga ai përfundon shumë larg. Pak gjëra për t'u mbajtur mend për Kukësin në këto 45 minuta, që po haste vështirësi për të ndërtuar aksione të rrjedhshme.

IMPAKTI ALIJEV

Milinkoviç nuk mund të presë më dhe pak minuta nga fillimi i pjesës së dytë hedh në fushë Alijevin, i cili

zë vendin e Zeqirit. Ekipi verilindor tani është më sulmues dhe Kamza shpenzoi shumë energji. Ndryshimi i këtyre ekuilibrav­e bëri që kampionët të kishin epërsi në çdo duel dhe të vinin në vështirësi repartin mbrojtës. Alijev ishte lojtari që lëvizte

thuajse në të gjithë fushën dhe kjo u hapi punë kamzalinjv­e, të cilët për ta ndalur duhet të shkaktonin penallti. Neziri nuk mbërrin dot te topi dhe Meta akordon 11- metërsh. Nuk ka dyshime. Elis Bakaj afrohet te pika e bardhë e penalltisë dhe nuk gabon duke kaluar në avantazh Kukësin. Kaq mjaftoi që të rikthehej qetësia. Ndreu zbret në fushën e lojës Raçiçin dhe e hedh ekipin në sulm, por nuk mjafton për të ndryshuar fatin e kësaj ndeshjeje. Madje, nga dëshira e madhe për të barazuar, Kamza mund të pësonte golin e dytë. Alijev pati dy raste të pastra në minutat e fundit, por nuk i shfrytëzoi siç duhet për të shumëfishu­ar rezultatin. Përfundon 1-0 për Kukësin, verilindor­ët i kënaqen fitores, ndërsa Kamza duhet të nxjerrë mësimet nga kjo ndeshje e parë për t'u përmirësua­r.

 ??  ?? Kukesi duke festuar golin e Elis Bakajt
Kukesi duke festuar golin e Elis Bakajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania