Panorama Sport (Albania)

"Luajtëm në fushë betoni, arbitrat të jenë korrektë"

-

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, nuk ka ngurruar të kritikojë hapur gjendjen e fushës së stadiumit "Zeqir Ymeri", ku skuadra e tij u përball sot me Kukësin vendës. Në prononcimi­n për "SuperSport", ai e klasifikoi si të mjerueshme gjendjen e impiantit, ndërsa nuk ngurroi të shtonte se gjyqtarët duhej ta harronin faktorin fushë edhe me ndihmat minimale që u jepnin skuadrave.

Bilanci - "Kështu e ka futbolli, megjithatë si ndeshje e parë, sot mendoj se pjesa më e madhe e skuadrës dha maksimumin, jemi në hapat e para, kemi nevojë për harmonizim, për grupin. Vështirësi­a sot ishte që përpara kishim skuadër shumë të mirë. Ishte shumë më e mobilizuar pas një disfate, pas ndeshjes me Tiranën. Unë e shoh që shtoi angazhimin. Mendoj se si ndeshje e parë jemi OK, në ndeshjet në vazhdim të shohim të jemi të kujdesshëm, edhe për formacioni­n. Kemi pasur pak kohë, janë ndeshjet që do të vendosin lojtarët cilësore". Vlerësimi - "Pjesën e parë u vë notën 9, ekipi ishte i kujdesshëm në veprime, në mbrojtje dhe në fazën e sulmit, ku si e kishim menduar, i zumë në vështirësi. Në pjesën e dytë nuk është se ishte keq, nuk mendoj se ishte presion, jam i pakënaqur nga dy anësorët që duhej të ishin më aktivë. Por jemi në hapat e parë. Një skuadër nga fillimi i duhen 4- 5 javë, jo me humbje, por të dalë në lojë, mendoj se ky grup do të jetë tek ekipet e mira".

Fusha - "Të jem i sinqertë, është një fushë e mjerueshme, është beton dhe ul shumë cilësinë e lojës, sidomos atë agresive, nuk ta lejon".

Gjykimi- "Penalltinë kolegët më thanë që ishte, ndoshta ishte, por ai ishte momenti që ndau lojën, nëse ka qenë e saktë. Për 2-3 momente të tjera duhej të ishte më korrekt. Aq është futbolli, ndihma është në limite, unë mendoj se duhet të mos mendojmë më që kjo është fusha e kësaj skuadre e të ndihmojmë edhe kaq pak, duhet të jenë të gjithë korrektë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania