Panorama Sport (Albania)

Bakaj do titullin si te... Dinamo

"Te Kukësi nuk ka presion, por ekipi nuk është lidhur ende. Fitojmë edhe ndaj Partizanit"

- SKERDILAID SULOZEQI

Elis Bakaj hap serinë e golave në Kate gorinë Superiore. Fantazisti shpreson që ta ndjekë i njëjti fat si me Dinamon, ndërsa kujton sezonin 20192010, kur ai jo vetëm bëri rrjetën e parë të kampionati­t, por në fund mori titullin me blutë e kryeqyteti­t. Penalltia e fituar nga Alijev u ekzekutua mjeshtëris­ht prej mesfushori­t me tipare sulmuese, duke u dhënë pikët e para verilindor­ëve. Bakaj, në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", premton se Kukësi shumë shpejt do të konsolidoh­et dhe do jetë në lartësinë e duhur, ndërsa golin ua dedikon tifozëve kuksianë.

Fituat, por pse me kaq vuajtje?

Në kampionati­n shqiptar të gjitha ekipet janë forcuar dhe asnjë ndeshje s'do jetë e lehtë. Për askënd. E tillë ishte edhe ndeshja e parë për ne. E rëndësishm­e është që ne fituam dhe do vijojmë në këtë rrugë deri në mbyllje të këtij sezoni.

Duket sikur në ekip mbizotëron presioni...

Nuk ka presion. Janë vetëm ndeshjet e para dhe ekipi nuk është lidhur akoma.

Kur mendoni se tifozët do të shohin Kukësin e vërtetë?

Shumë shpejt do të shikoni Kukësin e vërtetë, por e rëndësishm­e është që ne jemi në rritje. Mos harroni që jemi vetëm në fillim të sezonit dhe ekipit i duhet pak kohë të konsolidoh­et e të bëhet "njësh". Jemi në rritje dhe për pak kohë do të jemi në lartësinë e duhur.

Ju duket normale që kampionët në fuqi nuk kanë më shumë se 500 tifozë në stadium në startin e sezonit?

Nuk është në kompetenca­t

e mia të jap përgjigje për këtë. Por, ata që ishin të pranishëm na dhanë shumë mbështetje­n që na duhej, ndaj i falënderoj për këtë.

Çfarë prisni në ndeshjen ndaj Partizanit, do t'ju kënaqte edhe një pikë?

Ndaj Partizanit do të jetë e

vështirë në fakt. Por, unë dhe ekipi, të gjithë bashkë do të shkojmë në kryeqytet vetëm për të marrë tri pikët.

E prisnit që do të ishit ju që do hapnit siparin e golave për këtë sezon të Superiores?

Si për koincidenc­ë, edhe këtë sezon isha unë që hapa

serinë e golave për Kategorinë Superiore. Kam pasur të njëjtin fat dhe vitin kur dola kampion me Dinamon. Mbaj mend që edhe asokohe e bëra unë golin e parë të kampionati­t. Shpresoj që fati të më ndjekë ashtu si me Dinamon, pra dua që të marrin titullin,

ashtu si me kryeqyteta­sit.

A ka një dedikim special Elisi për golin?

Unë ua dedikoj këtë gol gjithë tifozëve kuksianë, jo vetëm atyre që ishin në stadium, por edhe atyre të tjerëve. Futbolli luhet për tifozët, ndaj ky gol u përket vetëm atyre.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania