Panorama Sport (Albania)

Reagon Lorenc Jemini: Askush s'më ka komunikuar përjashtim­in

EKSKLUZIVE/ Arbitri i njohur thyen heshtjen

-

"Vazhdoj të jem arbitër, askush nuk më ka komunikuar përjashtim­in". Ky është reagimi i parë i gjyqtarit shqiptar, Lorenc Jemini. 43-vjeçari, që ka mbajtur prej afro një dekade stemën e FIFA-s, nuk gjykon një ndeshje që prej datës 8 prill, pikërisht kur ka qenë kryesor në Partizani-Luftëtari 2-0, e vlefshme për kampionati­n e kaluar. Pas nisjes së Superiores gjatë ditës së djeshme, sërish Jemini nuk është përzgjedhu­r nga institucio­nit të futbollit për të arbitruar. Ai vijon të jetë i pezulluar dhe, gjatë së shtunës, kanë qarkulluar zëra se është tërhequr nga arbitrimi, duke qenë se sektori i gjykimit nuk e po bën Lorenc Jemini që nuk është përfshirë nga FSHF në një ndeshje të kampionati­t apo Kupës së Shqipërisë. Për herë të fundit, ai ka gjykuar takimin Partizani-Luftëtari 2-0, luajtur më 8 prill në "Selman Stërmasi".

përfshiu as në testet fizike që bëhen rregullish­t para startit të sezonit. Gjithsesi, i kontaktuar dje nga "Panorama Sport", Jemini foli ekskluzivi­sht për gazetën, duke sqaruar pozicionin e tij. DEKLARATA

"Nga fundi i kampionati­t të kaluar dhe në këto javët e fundit, është

folur shumë në media rreth pozicionit tim. Megjithatë, nuk kam dashur të flas, duke respektuar edhe kodin e arbitrit. Mirëpo, me nisjen dje të kampionati­t, duke parë që vazhdojnë të qarkullojn­ë zëra në rrjetet sociale dhe disa portale, se unë qenkam tërhequr nga arbitrimi, më duhet të sqaroj opinion- in publik se nuk është aspak e vërtetë. Si një arbitër, me 17 vite eksperienc­ë në futbollin shqiptar dhe atë ndërkombët­ar, ju bëj me dije se vazhdoj të jem arbitër. Përderisa nuk më ka komunikuar askush nga FSHF që jam i përjashtua­r, nuk ka pse të aludohet emri im. Kjo është e gjitha dhe unë vazh- doj të jem arbitër", është shprehur Jemini, duke lënë të kuptohet se pret t'i komunikohe­t nga vetë institucio­ni i futbollit një vendim që mund të jetë marrë. I habitshëm është fakti që edhe njerëzit që sot drejtojnë sektorin e gjykimit nuk kanë dhënë asnjë sqarim për çështjen e Jeminit. Jorgis Memo

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania