Panorama Sport (Albania)

"Alijevin nuk doja ta digjja, pa objektiva luhet më bukur"

-

Mladen Milinkoviç u kënaqet pikëve. Trajneri i Kukësit i gëzohet fitores minimale dhe sidomos pas ngarkesës psikologji­ke në Superkupë. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për "Supersport", ai shpjegoi pse e la Alijevin në stol, por edhe për synimet. "Jam i kënaqur, sepse fituam pas një rezultati të keq në Superkupë dhe natyrisht psikologji­a nuk ishte në nivelin e duhur. Ndeshjet e para janë gjithnjë të vështira. E dinim që Kamza ka bërë merkato të mirë, ka lojtarë me eksperienc­ë dhe donte të tregonte që është ekip që duhet marrë parasysh. Sa i përket Alijevit, para ndeshjes fola dhe e sqarova, pasi nuk doja ta digjja si lojtar. Bëri 45 minuta në Superkupë, por, pavarësish­t që nuk e njeh gjuhën, ai e kuptoi nga kritikat e shtypit që nuk u paraqit mirë. Ndaj nuk doja ta fusja që në fillim, pasi mund ta humbisja fare si lojtar. E sqaruam, e kuptoi dhe jam shumë i kënaqur që reagoi siç luajti në pjesën e dytë. Besoj se jemi më të rrezikshëm me një sulmues. Për 55 minuta deri në ndërrimin e Zeqirit kishim 1 sulmues. Por kur u bëmë me 2, hasëm probleme, sepse i dhamë terren kundërshta­rit. Dhe nuk dua të luajmë kështu siç luajtëm pas shënimit të golit", u shpreh serbi i verilindor­ëve. Në fund, ai foli edhe për pritshmëri­në e një loje të bukur si te Luftëtari. "E di se çfarë pret tifozeria nga unë. Nuk dua të gjej justifikim­e, por te Luftëtari e nisa punën më 1 korrik dhe ata luajtën bukur vetëm pas javës së 7-të. Këtë e pamë nga fundi i tetorit vjet, pra pas 3-4 muajve, kurse këtu s'kam kaq muaj në dispozicio­n. Gjithashtu, është më e thjeshtë të luash bukur kur s'ke objektiva të larta. U thashë lojtarëve pas ndeshjes që të çlirohen dhe të luajnë siç dinë. Futbollist­ët e mi treguan që mund të luajnë edhe bukur si në fund. Në vazhdim besoj do luajmë më bukur, pasi kjo ishte vetëm ndeshja e dytë", përfundoi Milinkoviç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania