Panorama Sport (Albania)

Mëria vazhdon, Gjici nuk takon Mziun

-

- Safet Gjici e Xhelal Mziu ruajnë "mëritë" e vjetra mes tyre. Ata ishin kundërshta­rë për zgjedhjet lokale të 2015-ës për Bashkinë e Kamzës, por duket se rivaliteti­n nuk e kanë harruar. Ata dje nuk u takuan dhe as i dhanë dorën njëri-tjetrit. Presidenti i Kukësit ka tymosur cigare pa fund, ndërsa kryebashki­aku i Kamzës e kaloi "stresin" me ujë.

- Behar Kakeli, futbollist në vitet '80, shkelmoi topin e parë në mënyrë simbolike për kampionët në fuqi të vendit. Kampionati i 79-të kombëtar nisi me një ceremoni zyrtare të organizuar nga FSHF-ja.

- Pas vërshëllim­ës së kryesorit Kridens Meta, topin e parë e gjuajtën miqtë nga Kamza dhe pikërisht kapiteni Sebino Plaku. - Për herë të parë me Kukësin luajti Valon Ethemi. Mesfushori dha shkëndija pozitive në debutim. Ndeshjen e parë e kishin me fanellën e Kamzës një formacion, duke filluar nga titullarët Halilaj, Idrizaj, Fushtar, Neziri, Zefi, Fukui, Imeri dhe Plaku, e për të kaluar te Mumajesi, Mustafa e Raçiç që e nisën nga stoli. - Bakaj rebelohet me Kërkotiç. Në pjesën e parë kishte një rast goli që mund t'ia pasonte, por malazezi i iku topi nga këmba. - Në momentin e penalltisë, Mziu ka mërmëritur, ndërsa Gjici, kur shënohet goli nuk lëviz fare nga vendi, por thith i qetë cigaren. Paçka se u duk i çliruar.

- Pas ndeshjes, të dy ekipet lanë Kukësin dhe iu drejtuan kryeqyteti­t. Fillimisht nisen kamzalinjt­ë e më pas kuksianët, dhe në Kalimash autobusi i Kukësit parakaloi atë të Kamzës.

- Dalja e Zefit nga fusha, për t'i lënë vendin Mustafën, është shoqëruar me "shpërthimi­n" e atyre pak tifozëve që ishin në stadium. A.Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania