Panorama Sport (Albania)

Teuta thyen Luftëtarin, 3 pikë me vuajtje në start

Lena dhe Shehaj e bëjnë sefte, Abazaj nuk u mjafton bluzinjve

- JETON REXHMATI

Teuta e nis me tri pikë ndaj Luftëtarit, në një ndeshje shumë të luftuar, me kartonë të kuq, polemika për arbitrin dhe në fund sherr mes lojtarëve. Gjirokastr­itët luajtën për 60 minuta me një lojtar më pak, pasi sulmuesi uruguaian, Fabricio Nunjez, u ndëshkua me karton të kuq që në pjesën e parë. E megjithatë, skuadra e Gugash Maganit vuajti shumë për të gjetur golin e avantazhit. Në fillimin e pjesës së dytë ishte Nijaz Lena që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa afër fundit dyfishoi Ardit Shehaj. Një gol i shpejtë i Kristal Abazajt tronditi durrsakët, por gjithsesi ndeshja u mbyll 2-1. Një takim ku "djemtë e detit" nuk është se bindën aq sa duhet tifozërinë me lojë, por dhanë një sinjal të qartë se do të jenë një kockë e fortë. Lojtarë si Ante Hrkaç në mbrojtje dhe sulmuesi Onyeka Osemene në sulm bënë diferencën në një lojë ku mbi të gjithë spikati Arbër Çyrbja.

PJESA E PARË - Trajneri Gugash Magani kishte rreshtuar skuadrën me skemën 44-1-1, ku Çyrbja dhe Dosti luanin nga krahët e mesfushës, ndërsa në majën e sulmit ishte Latif Amadu. Gjirokastr­itët e drejtuar nga uruguaiani Daniel Fernandez, i cili dje bëri debutimin në pankinë bluzi, kishin zgjedhur të prisnin kundërshta­rin, e më pas të befasonin me kundërsulm­e. Teuta ka kontrollin e lojës, por nuk është e rrezikshme te porta gjirokastr­ite. Ekuilibrat prishen kur Nunjez ndëshkohet me karton të kuq, në një moment ku askush nuk e kuptoi mirë se çfarë vendimi mori arbitri, pasi fillimisht u mendua se akordoi goditje dënimi për Luftëtarin, ndërsa më pas e cilësoi simulim rastin e sulmuesit uruguaian. Gjithsesi, për shumë minuta ndeshja bëhet monotone, derisa ndizet vetëm në fundin e pjesës së parë. Fillimisht janë gjirokastr­itët që rrezikojnë dy herë me Abazajn dhe kapitenin Beqiri. Ky i fundit iu afrua golit me kokë, por Kastrati shpëtoi portën. Më pas një goditje dënimi mjeshtëror­e e Albi Dostit grushtohet mrekullish­t nga Miraka, që eviton një gol të sigurtë. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura dhe një lojë jo në nivelin e duhur.

PJESA E DYTË - Magani kërkon të freskojë sulmin, duke parë që Amadu hasi shumë vështirësi në pjesën e parë. Në lojë futet Onyeka Osemene dhe menjëherë bën diferencën. Në një aksion pa shumë pretendime, ai fiton një penallti, duke

detyruar mbrojtësin Zeqaj të prekë topin me dorë. Kapiteni Nijaz Lena nuk gabon nga pika e bardhë, duke ia bërë gjërat më të thjeshta durrsakëve në vazhdimësi. Teuta e ngre nivelin e lojës dhe duke përfituar nga shoku psikologji­k i gjirokastr­itëve, i afrohet disa herë golit të dytë me Hrkaç, Osemenen dhe Çyrbjen. Ky i fundit është në një ditë të shkëlqyer, duke i hapur shumë punë Luftëtarit në krahun e majtë. Bluzinjtë bien fizikisht dhe nuk kanë forcën e duhur për të reaguar. Fernandez mundohet të ndryshojë, duke aktivizuar Zguron, Toledon dhe Lamçen. Por, është

Teuta që shënon sërish, këtë herë me sulmuesin e sapofutur në fushë, Ardit Shehaj, i cili, pas një asisti perfekt të Dostit, e bën sefte me fanellën e durrsakëve. Megjithatë, asgjë nuk ka mbaruar, pasi nuk kalojnë dy minuta dhe Kristal Abazaj rihap gjithçka me një gol të bukur pas goditjes brenda zone. Minutat e fundit janë drithërues­e, me lojtarët bluzi që nervozohen jo pak, derisa Aleksi dhe Dosti bëhen protagonis­të të një sherri që vazhdon në minutat shtesë. Katër minutat e akorduara nuk sjellin ndryshime në rezultat dhe gjithçka mbyllet 2-1 për Teutën.

 ??  ?? Lojtarët e Teutës duke festuar pas ndeshjes me tifozët
Lojtarët e Teutës duke festuar pas ndeshjes me tifozët
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania