Panorama Sport (Albania)

Nga britmat e Maganit, te... tifozët

-

Organizimi i klubit durrsak në ndeshjen e parë në stadiumin "Niko Dovana" ishte i përsosur, por prania e tifozëve në shkallët e stadiumit nuk i kaloi 1500. Risi para fillimit të takimit ishte prania e bandës frymore të qytetit, që luajti disa pjesë muzikore. MANCAKU - Ish-sulmuesi i Teutës, Bledar Mancaku, një beniamin i tifozëve durrsakë në vitet 2000, ka shkelmuar dje topin e parë nga qendra, duke i dhënë edhe zyrtarisht lamtumirë futbollit të luajtur. Me anë të një ceremonie të organizuar nga klubi, Mancaku vari këpucët në gozhdë, teksa dje u duartrokit gjatë nga tifozët e Teutës. ULTRASIT - Gjatë ndeshjes kundër Luftëtarit, ultrasit e Teutës, krahas mbështetje­s së skuadrës së tyre, kanë bërë thirrje edhe për lirimin e "Ballist" Morinës. Në pjesën e dytë, pas golit të shënuar nga Lena, tifozët e tepruan me hedhjen e disa fishekzjar­rëve. Mirëpo, nga fonia e stadiumit u paralajmër­uan se këtë veprim nuk duhet ta përsërisni­n. MJEKËT - Më shumë se kushdo tjetër, ishte stafi mjekësor i Teutës ai që e përjetoi më tepër golin e parë të ndeshjes, të shënuar nga Lena. Por, sikur të mos mjaftonte gëzimi, disa herë pjesëtarët e stafeve mjekësore të skuadrave përkatëse u futën në fushë prej dëmtimeve të shpeshta. TRAJNERI - Trajneri i Teutës, Gugash Magani, ka qenë shumë i nervozuar në momente të veçanta të lojës. Këshillat e tij kanë qenë të vazhdueshm­e, teksa britmat e tij dëgjoheshi­n shumë mirë edhe në tribunën qendrore. "O Lena, kujdes se ke karton", i tha fillimisht kapitenit trajneri i Teutës, ndërsa më pas u kap me gjyqtarin dhe protestoi për një penallti të padhënë në favor të Teutës në minutën e 60-të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania