Panorama Sport (Albania)

Zbardhet sherri, Dosti e Aleksi tregojnë përplasjen

Lojtari i Luftëtarit: Dosti donte të më dëmtonte

- JETON REXHMATI

Megjithëse ishte ndeshja e parë e kampionati­t, lojtarët e Teutës dhe Luftëtarit ishin shumë nervozë në sfidën e djeshme. Në minutat shtesë, Albi Dosti i durrsakëve dhe Albano Aleksi i gjirokastr­itëve u përfshinë në një përplasje mes tyre. Situata precipitoi deri kur Dosti goditi në fytyrë Aleksin duke i tërhequr edhe veshin. Madje, u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë që sherri të shuhej dhe futbollist­ët të mos vazhdonin më me përplasjen edhe pas përfundimi­t të takimit.

DOSTI

Numri dhjetë i Teutës, i cili shërbeu në mënyrë perfekte për Shehajn në rastin e golit të dytë, shprehet se përplasja me mesfushori­n gjirokastr­it erdhi pasi ky i fundit kishte lëshuar një lumë të sharash përgjatë të gjithë ndeshjes. "Së pari jam shumë i lumtur që arritëm të fitonim në një ndeshje shumë të vështirë. Luftëtari u mbrojt me forca të shumta dhe e patëm të vështirë për të gjetur hapësira në prapavijën e tyre. Gjithsesi, këmbëngulë­m dhe arritëm të shënonim dy herë, duke siguruar një trepikësh me shumë vlera për skuadrën tonë. Sa i përket rastit të incidentit me Albano Aleksin, dua të them se jam ndier i provokuar përgjatë gjithë lojës nga ai. Është përpjekur të më nervozojë duke më sharë gjatë të gjithë lojës. Futbolli luhet me këmbë dhe jo me gojë. Gjithsesi, ky ishte një incident që i ngelet fushës së lojës dhe ndodh në futboll. Por, s'ka asnjë hatërmbetj­e nga ana ime", ka përfunduar mesfushori.

ALEKSI

Ndërsa mesfushori i Luftëtarit, Albano Aleksi e ka konsiderua­r si të qëllimtë për ta dëmtuar ndërhyrjen e mesfushori­t Dosti në fund të ndeshjes. Sipas tij, Dosti ka ndërhyrë në mënyrë brutale dhe antisporti­ve. "Dosti ndërhyri në mënyrë të qëllimtë për të më dëmtuar. Nuk e kuptoj arsyen e kësaj dashakeqës­ie të Dostit. Nuk kam pasur asnjëherë probleme me atë, ndaj nuk arrij të kuptoj se përse donte të më dëmtonte me ndërhyrje. Gjithsesi, kjo i ngelet fushës së lojës dhe nuk më ngelet gjë tjetër veçse t'i uroj suksese Dostit", tha Aleksi.

 ??  ??
 ??  ?? Bledar Mancaku i dha lamtumirën futbollit të luajtur ditën e djeshme. Për këtë u bë një ceremoni përpara sfidës së djeshme. Ai është një prej idhujve të tifozerisë durrsake
Bledar Mancaku i dha lamtumirën futbollit të luajtur ditën e djeshme. Për këtë u bë një ceremoni përpara sfidës së djeshme. Ai është një prej idhujve të tifozerisë durrsake
 ??  ?? Blerja më e re e Luftëtarit, Vasil Shkurtaj ka ndjekur dje ndeshjen nga tribuna. Pritet që të jetë në fushë në sfidën ndaj Laçit
Blerja më e re e Luftëtarit, Vasil Shkurtaj ka ndjekur dje ndeshjen nga tribuna. Pritet që të jetë në fushë në sfidën ndaj Laçit
 ??  ?? Moment nga sherri i djeshëm mes Albi Dostit dhe Albano Aleksit
Moment nga sherri i djeshëm mes Albi Dostit dhe Albano Aleksit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania