Panorama Sport (Albania)

Cungu: Vllaznia për mesin e tabelës

"Ky kampionat do të jetë më i vështirë, por prisni një skuadër më argëtuese në fushë"

- ADMIR URUÇI

Në prag të startit të sezonit të ri, tra jneri Armando Cungu është fokusuar te takimi me Lushnjën, por ka folur edhe për merkaton dhe largimin e trajnerit të portierëve, Avenir Dani. Sakaq, i pyetur në lidhje me objektivat që do të ketë Vllaznia në sezonin e ri, Cungu është përgjigjur se minimumi do të jetë mesi i tabelës. Por, në projektin e dorëzuar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, drejtuesit e klubit kanë paraqitur si objektiv renditjen mes tri më të mirave.

Vllaznia e nis sezonin e ri kundër Lushnjës, me çfarë objektivi shkon skuadra shkodrane në këtë takim?

Natyrisht që jemi gati. Unë e njoh Lushnjën, pasi ka një skuadër me lojtarë 100% shqiptarë. Kanë lojtarë që kanë luajtur në Superiore prej vitesh. Është një ekip me traditë. Sot nuk ka të bëjë shumë emri, por ajo që ekipet do të japin në fushën e lojës.

Jeni i kënaqur me formacioni­n për këtë takim dhe me merkaton e kryer?

Duhet të jem korrekt me atë që them, unë jam i kënaqur. Jemi përmirësua­r në dy reparte, por kemi edhe disa probleme në pozicione të tjera. Kjo mangësi nuk ka ardhur për shkaqe buxhetore, por dëshira ka qenë për të patur sa më shumë lojtarë kualitativ­ë, kanë qenë një sërë komplekses­h që nuk kemi arritur

të bëjmë të gjithë afrimet e duhura. Dëshira jonë është për të pasur sa më shumë lojtarë në dispozicio­n, por nuk është e thjeshtë. Jam i kënaqur me afrimet. Jemi munduar të jemi të kujdesshëm në merkato.

Ndaj Lushnjës kërkohet fitorja, por a ju kënaq edhe një

barazim?

Respekt maksimal për Lushnjën, por ne do të tentojmë rezultat pozitiv ndaj këtij ekipi. Në çdo fushë do të futemi për pikët e plota, pasi Vllaznia është emër i madh i futbollit shqiptar. Ne shkojmë për tri pikë, pavarësish­t se si është gjendja

aktuale e Vllaznisë.

Cili është objektivi i Vllaznisë për këtë sezon?

Për sa i përket objektivit të këtij sezoni, duhet të jemi të kujdesshëm në ato çfarë themi. Vllaznia nuk është për mbijetesë, por për ta parë sa më lart. Unë nuk mund ta saktësoj fiks

FORMACIONI I MUNDSHËM

objektivin, por minimalish­t Vllaznia do të jetë një ekip i mesit të tabelës. Ky sezon do të jetë më i vështirë se një vit më parë. Pres një Vllazni më të bukur, më argëtuese. Unë besoj tek afrime, pasi po japin shenja pozitive.

Po për largimin e trajnerit Dani, çfarë mund të na thoni?

Falënderoj trajnerin Dani për punën që ka bërë te Vllaznia. Ai këtë e ka treguar ndër vite, ku ka bërë punë serioze dhe shumë të mirë. Është një trajner që kontribuon prej vitesh te ky ekip. Vendimi është marrë nga ana e tij dhe unë e respektoj. Ne do të shikojmë përpara

për të bërë më të mirën për Vllazninë. Rëndësi ka Vllaznia e jo emrat tanë, duke filluar që nga emri im.

Çfarë vlerësimi keni për fazën përgatitor­e?

Vllaznia e ka nisur prej kohësh punën, por faza e mirëfilltë përgatitor­e zgjat 9-10 ditë. Duhet të ishte pak më e gjatë. Lëvizjet e shumta janë të mira dhe të frytshme, por kërkojnë edhe kohën e tyre. Nuk ka qenë neglizhenc­ë nga asnjë moszhvilli­mi i kësaj faze përgatitor­e, por këto kanë qenë disa gjëra që nuk na përkasin neve. Besoj që me këtë fazë që kemi zhvilluar të tregojmë më të mirën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania