Panorama Sport (Albania)

Bano: Më mirë që na shohin të rënë, do thyejmë të gjitha parashikim­et

Lushnja/ Trajneri kërkon fat në start, i druhet mungesës së tifozëve

-

Lushnja do të luajë sot, në orën 16:00, ndeshjen e parë në Superiore pas një mungese trevjeçare, ku do të presë Vllazninë në stadiumin "Loni Papuçiu" të Fierit. Për trajnerin Artan Bano, mbetet për të parë nëse Lushnja do të ketë fatin me vete apo jo në start. "Skuadra po kalon një moment të mirë, por nuk duhet të harrojmë se luajmë jashtë fushës sonë dhe do të na mungojë publiku ynë i mrekullues­hëm. Futbolli është me fat dhe shpresoj që ai të jetë në krahun tonë në këtë ndeshje të parë", ka thënë fillimisht trajneri Bano për "Panorama Sport". "Kemi dy mungesa për këtë takim. Pepa, që vuan pezullimin dhe Korreshi, i cili vjen pas operacioni­t që ka kryer. Lojtarët e tjerë janë gati dhe në skuadër kemi cilësi", ka vazhduar Bano që ka një përgjigje për të gjithë skeptikët që e shohin Lushnjën si skuadër të predispozu­ar për të rënë nga kategoria. "Më mirë që na shohin kështu, Lushnja ka rezultuar e suksesshme në sfidat me Vllazninë si skuadër pritëse në ndeshjet e luajtura në fushë asnjanëse. Fitorja e fundit e verdhëjesh­ilëve në fushë asnjanëse në Superiore i përket 27 marsit të 2004-ës, ku fitonin 3-2 ndaj Vllaznisë në Elbasan. Lushnja ka katër fitore radhazi ndaj shkodranëv­e në fushë asnjanëse. Sezoni '91-'92: Lushnja - Vllaznia 1-0 (në Durrës). Sezoni '96-'97: Lushnja - Vllaznia 1-0(në Krujë). Sezoni 2003-2004: Lushnja - Vllaznia 2- 1( në Berat). Lushnja- Vllaznia 3-2 (në Elbasan).

pasi ne do të tregojmë vlerat tona në fushë. Edhe Luftëtarin kështu e shihnin një vit më parë. Nuk ka shumë diferenca në kampionat, pasi këtë e tregoi edhe finalja e Superkupës, ku fitoi Tirana", tha Bano.

Diferencat - Në lidhje me takimin ndaj shkodranëv­e, Bano u shpreh se do të kërkohet maksimumi. "Futbolli luhet 11 me 11, kështu që në këtë drejtim jemi të barabartë. Ne do të kërkojmë ta fitojmë ndeshjen, pasi jemi përgatitur për një gjë të tillë. Por, nuk mund të bëj parashikim të saktë, pasi janë të tria rezultatet brenda. Djemtë kanë premtuar maksimumin dhe tani është në dorë të tyre për të treguar vlerat", u shpreh trajneri që foli edhe për diferencat mes dy ekipeve. "Ashtu si Lushnja, edhe Vllaznia është një ekip bashkie, por nuk duhet të harrojmë se klubi shkodran mund të marrë lojtarë

me kontrata të majme dhe është i pesti në radhën e skuadrave që paguan më shumë në vendin tonë. Megjithatë, për Lushnjën të gjitha sfidat e Superiores do të jenë të vështira, jo vetëm kjo ndaj Vllaznisë dhe do të bëjmë më të mirën tonë që ta nisim mbarë e të vazhdojmë

në këtë rrugë", ka mbyllur numri një i stolit të myzeqarëve. Lushnja rikthehet në Kategorinë Superiore pas tre sezonesh mungesë dhe sot kujton premierën e fundit në elitë, kur në 4 shtatorin e 2013-ës mundi 1-0 Kukësin me golin e Lorenc Trashit. Alban Alushi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania