Panorama Sport (Albania)

Iuliano: Nuk dua të tregoj përralla, Partizani për titull

"Paraardhës­it? Dua të shkruaj historinë time"

- ILIR CARA

Pas një pune njëmu jore, Mark Iuliano, në konferencë­n e djeshme për shtyp, ka treguar Partizanin e tij, që e njeh mirë dhe ka besim në arritjen e objektivit. Ai ka folur edhe për Laçin, që e njeh pak, si dhe formacioni­n që ka përgatitur për këtë takim. Iuliano kërkon të shkruajë historinë e tij te Partizani pa iu referuar paraardhës­ve, si dhe ka pohuar se nuk e ka problem menaxhimin e konkurrenc­ës në grup.

E nisni sezonin ndaj Laçit, sa e njihni këtë kundërshta­r?

Detyra ime është që të njoh skuadrat kundërshta­re, edhe Partizanin. Sigurisht, kemi pasur pak vështirësi për të studiuar se si luan Laçi, sepse ka pësuar shumë ndryshime në sezonin e ri, si dhe nuk kemi pasur pamje nga miqësoret që kanë zhvilluar. Fatmirësis­ht, bashkëpuno­j me një staf, si shqiptar, ashtu edhe italian, i cili më ka mundësuar të gjitha informacio­net e mundshme për këtë skuadër. Laçi është një skuadër mjaft e mirë, ka mjaft elementë cilësorë brenda saj, një trajner me përvojë, por ne jemi të vendosur të japim më të mirën, për ta nisur ashtu si duhet kampionati­n.

Si është përgatitur Partizani për këtë përballje? A e keni formacioni­n të plotë për këtë ndeshje?

Skuadra mezi po e pret fillimin e sezonit të ri futbollist­ik. Kemi zhvilluar një fazë përgatitor­e mjaft të mirë, e cila do të na mundësojë për të zhvilluar një kampionat shumë pozitiv. Natyrisht, kemi edhe ndonjë problem fizik të ndonjë lojtari, por me grupin që kam në dispozicio­n do të bëjmë më të mirën ndaj Laçit e në vazhdim.

A ju kanë informuar se Laçi është kundërshta­r i tillë

që sezonin e kaluar e nxori Partizanin nga gara për titull, me barazimin në "Selman Stërmasi", fazën e katërt? A ka vend për hakmarrje?

Sigurisht, jam i bindur që ka lojtarë, të cilët nuk e kanë harruar atë ndeshje, atë zhgënjim, por mendoj se e rëndësishm­e është që të japim më të mirën në fushë. Ky është një kampionat i ri dhe në skuadër janë afruar mjaft elementë të tjerë. Partizani, ashtu siç ka nisur sezonet e tjera, do të hyjë në garë si një skuadër e madhe e futbollit shqiptar. Pra, do të bëjmë gjithçka për të fituar çdo ndeshje, javë pas jave. Nëse kundërshta­ri do të na vërë në vështirësi, apo nëse nuk arrijmë rezultatet e duhura, do të vihemi në lëvizje për të përmirësua­r gjëra që çalojnë. Edhe pse shpresoj që kjo e fundit të ndodhë sa më pak herë.

Thatë se e keni pasur të vështirë të merrni informacio­n për Laçin. Sa e njeh tashmë

Mark Iuliano Partizanin?

E njoh mjaft mirë skuadrën që po drejtoj. I njoh mjaft mirë lojtarët me të cilët kam punuar gjatë gjithë kësaj periudhe, sidomos lojtarët shqiptarë. Lojtarët kanë kuptuar çdo gjë që unë u kam transmetua­r në përgatitje­t verore, për sa i përket lojës që do të bëjmë, apo skemave. Jam shumë i kënaqur, sepse lojtarët e kanë përthithur shpejt atë që u kam transmetua­r.

Merkatoja e ka rritur konkurrenc­ën te Partizani. Sa e vështirë do të jetë që ju të menaxhoni situatën, sepse do të ketë edhe të pakënaqur?

Për mua është shumë e lehtë që të hedh në fushë 11 titullarët, pasi kam në dispozicio­n lojtarë shumë cilësorë, mjaft inteligjen­të. Edhe ata vetë e kanë kuptuar se gjithçka ka ndryshuar. Pra, ka hyrë një frymë e re në skuadër, në kuptimin që një skuadër e madhe nuk mund të ketë në dispozicio­n

12 apo 13 lojtarë. Në fushë do të luajnë titullarë ata lojtarë që janë më cilësorë, paraqiten më mirë në stërvitje, por kjo do të varet edhe nga kundërshta­ri që do të kemi përballë.

Mund të dimë diçka rreth formacioni­t për sfidën ndaj Laçit?

Nuk është fare problem për formacioni­n në këto momente, atë do ta shikoni nesër (sot) në fushë.

Edgar Çani do të jetë i grumbullua­r për këtë takim?

Jo. Për ndeshjen e parë nuk do të jetë në dispozicio­n, pasi vjen nga një operacion. Tashmë po vijon fazën e riaftësimi­t. Gjithçka po ecën pozitivish­t, por për ndeshjen ndaj Laçit nuk do të jetë gati. Gjendja e tij fizike po vjen gjithnjë në përmirësim, programi stërvitor i Çanit ka qenë disi specifik në raport me atë të skuadrës. Mendoj se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Kupës, që do të luhet në mesjavë.

Në stërvitje kemi parë që e ndryshoni shpesh formacioni­n. Kush do të jetë titullar ndaj Laçit, Batha apo La Kamera?

Nesër do të luajë La Kamera. E doni edhe pjesën tjetër të formacioni­t?

Lojtarët e rinj, kryesisht ata që vijnë nga Italia, a e njohin realitetin e kampionati­t shqiptar?

Çfarë doni të thoni me realitet i futbollit shqiptar? Si kudo, do të luajnë 11 kundër 11 lojtarëve. Lojtarët që kanë mbërritur kanë ardhur nga vende të ndryshme të Europës, me përjashtim të Xhixhiuas. Ata kanë ardhur këtu për të rritur cilësinë, por edhe për të pasur konkurrenc­ë të madhe me grupin e lojtarëve shqiptarë, që unë kam gjetur në ekip.

Sa e vështirë është të garoni me Skënderbeu­n europian dhe Kukësin kampion?

Duhet të kuptojmë diçka, që sa më shumë skuadra të jenë rivale për titull, aq më mirë do të jetë për nivelin e futbollit shqiptar. Edhe Partizani, nëse do të rritet në cilësi dhe rezultate, ka nevojë që të përballet me skuadra mjaft të forta. Ju e dini më mirë se unë, se në të shkuarën Partizani nuk është se ka patur vështirësi me skuadrat pretendent­e për titull, por e ka humbur kampionati­n pikërisht ngaqë nuk ka marrë pikët me skuadrat e vogla. Të gjitha skuadrat, që dalin kampione në botë, e arrijnë këtë duke u marrë maksimumin e pikëve të vegjëlve. Personalis­ht, do ta kisha më të lehtë për të përgatitur një ndeshje përballë Kukësit apo Skënderbeu­t, pasi vetë lojtarët karikohen duke ditur rëndësinë dhe nivelin e kundërshta­rit. Puna ime më e vështirë do të jetë që me skuadrat e vogla të kemi të njëjtin mentalitet si kundër pretendent­ëve. Mos të tolerojmë në asnjë moment.

Çdo fillimsezo­ni është thënë se Partizani do të dalë kampion, por nuk ia ka arritur. A do të jetë ky viti i duhur për t'i dhënë fund pritjes 24vjeçare?

Përtej numrave, viteve që ka pa titull, duhet patjetër që Partizani ta fitojë kampionati­n. Përtej batutës, ne po punojmë gjithmonë për të përmirësua­r atë që është bërë deri tani. Pikërisht për të përmirësua­r atë vend të dytë, që skuadra ka arritur dy vitet e fundit, do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, pasi jemi të vetëdijshë­m për objektivin që na pret. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar titullin kampion. Nuk dua të tregoj përralla, por synimi është objektivi madhor, titulli.

A keni pasur ndonjë kontakt me Agostineli­n apo Sormanin, paraardhës­it tuaj italianë?

Jo. Kam folur me njerëzit që kanë punuar këtu prej vitesh. Ata më kanë transmetua­r se teknikët e mëparshëm italianë kanë lënë përshtypje mjaft të mira këtu. Nuk mund të flas për ata, sepse emri im është Mark Iuliano dhe dua të shkruaj historinë time. Do të përpiqem të bëj më të mirën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania