Panorama Sport (Albania)

Gol në “frymën e fundit”, Grezda trondit Memollën

Edhe Rubin Hebaj gjen rrjetën në fund, Sadiku humbet

- GENTJAN ALINANI

Dy gola fotokopje nga shqiptarët ditën e djeshme. Eros Grezda dhe Rubin Hebaj arritën të gjenin rrjetën me ekipet e tyre. I pari ishte heroi sepse shënoi golin e fitores, ndërsa i dyti mori më shumë një kënaqësi personale kur ndeshja ishte vulosur.

GREZDA HERO- Helmimi me peshk në grumbullim­in e Kombëtares është histori e shkuar, sepse Eros Grezda u rikthye në fushën e lojës dhe u shndërrua në heroin e Osijekut. Shqiptari u aktivizua 30 minuta nga fundi i ndeshjes me Hajdukun e Memollës dhe në minutën e 93-të, kur të gjithë prisnin fundin e ndeshjes, ai arriti të shënonte gol duke i dhuruar ekipit të tij 3 pikë të arta. Në këtë mënyrë, Grezda fitoi edhe duelin me shokun e Kombëtares, Hysem Memolla, i cili luajti 90 minuta në këtë sfidë. Si një "gjahtar" goli që nuk ia ndan sytë topit, Grezda ndoqi një aksion nga e djathta e fushës dhe në hyrje të zonës goditi zgjuarsish­t duke e dërguar në rrjetë. Vrapon si i çmendur.

HEBAJ GOL- I kanë mjaftuar vetëm 10 minuta në fushën e lojës sulmuesit të talentuar Rubin Hebaj që të shënonte gol në fitoren që ekipi i tij Domzhale arriti të merrte ndaj Triglavit me rezultatin 6-1. Shkodrani, që u transferua në merkaton e verës, u aktivizua në minutën e 80-të të ndeshjes, ndërkohë që në minutën e fundit vulosi këtë

triumf të skuadrës së tij. Ky ishte goli i dytë i Hebajt me Domzhalen dhe dalëngadal­ë po fiton terren dhe mbi të gjitha besimin e trajnerit të tij.

SERIA B- Seria B italiane është një kampionat ku gjenden një numër i madh futbollist­ësh shqiptarë. Por, për

pjesën më të madhe të tyre, kjo e sotmja nuk ka qenë një ditë e lumtur. I vetmi që ka buzëqeshur ishte Samir Ujkani me Kremonezen, e cila mundi me shifrat 4-1 në transfertë Pro Verçelin e Armando Vajushit. Ky i fundit u aktivizua në minutën e 58-të dhe u mundua

të jepte kontributi­n e tij për të ndihmuar skuadrën, pa shumë sukses. Pas mungesës një javë më parë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, Migjen Basha u kthye titullar me Barin, në ndeshjen kundër Venecias të Pipo Inzagit, një prej kandidatëv­e për të marrë

drejtimin e përfaqësue­ses shqiptare para Panuçit. Por, pavarësish­t një paraqitjej­e të mirë të mesfushori­t shqiptar, kjo nuk i mjaftoi skuadrës së tij për të dalë me pikë nga ndeshja, e cila u fitua 2-0 nga Venecia. Ndërkaq, Frederik Veseli, edhe pse zëvendëska­piten tek Empoli, nuk ka zbritur në fushë në ndeshjen kundër Palermos, duke ndjekur nga stoli takimin, të cilin skuadra e tij e barazoi 3- 3 në transfertë vetëm falë një goli në minutën e 94-t të Kaputos.

TË TJERËT- Pas 3 fitoresh radhazi, skuadra e Legias së Varshavës nuk ia ka dalë të marrë dot rezultat pozitiv në transfertë me Slaskun. Sulmuesi Armando Sadiku ishte titullar në këtë ndeshje dhe luftoi me kundërshta­rin duke e vendosur disa herë në vështirësi, por pa ia dalë të gjejë rrugën e rrjetës. Pavarësish­t se Legia shënoi e para dhe kaloi në avantazh, u përmbys në pjesën e dytë. Ndërkohë, Andi Lila ishte titullar me Janinën në transfertë­n kundër Atromitos dhe u aktivizua për 63 minuta. Bazeli i Taulant Xhakës pësoi një humbje të turpshme në shtëpi kundër Lozanës, në një sfidë ku mesfushori shqiptar luajti për 90 minuta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania