Panorama Sport (Albania)

Ze Maria, ja plani për ngjitjen

Të evitohen humbjet për dy faza, kërkohen lojë e bukur dhe fitore me... 3 gola

- ADELA MERKO

Kategoria Superiore ngriti "siparin" vetëm dje. Mungesa e madhe ishte pikërisht Tirana, e cila për të parën herë në 97 vite histori e ndoqi vetëm si spektatore startin. Një pozicion që nuk i shkon aspak për shtat mbretëresh­ës së trofeve, fituese të 51 trofeve në futbollin shqiptar. Por, drama nuk mund të zhbëhet. Bardhebluv­e nuk u mbetet tjetër gjë veçse të shfaqin supremacin­ë në Kategorinë e Parë dhe të sigurojnë rikthimin sa më të shpejtë në elitë. Ngjitja është vetëm 26 ndeshje larg dhe për ta konkretizu­ar me sukses misionin duhen... 26 fitore. Ze Maria e ka të qartë se ka marrë drejtimin e klubit më të lavdishëm në Shqipëri, ndaj ka nisur menjëherë "terapinë" për të mobilizuar grupin. Organika nuk i mungon, ndërsa jo vetëm ka çdo repart të dubluar, por gati tre formacione për të hedhur në fushë. Një "luks" jo vetëm për ekipet e inferiores, por edhe ato të Superiores. Pas fitimit të Superkupës së Shqipërisë, entuziazmi është shtuar ndjeshëm dhe këtë fakt trajneri kërkon që ta shfrytëzoj­ë edhe në kampionat.

PLANI

Braziliani po ua bën edhe më të lehtë lojtarëve në stërvitje, ku përtej ngarkesave, mundohet që t'u injektojë mentalitet­in e fituesve. Plani i ngjitjes ka nisur tashmë dhe një gjë të tillë bardheblut­ë e kanë vetë të qartë. Madje, futbollist­ët i kanë vendosur edhe objektiva vetes. Deri në janar nuk duhet që t'i evitojnë dhe jo vetëm, pasi fitoret duhet të jenë me të paktën 3 gola. "Pesha"

e golave u mbetet emrave si Ngoo, Edeh, Sentamu, sulmuesve që këtë sezon janë pjesë e kontingjen­tit. Ze Maria pret maksimumin e mundshëm të pikëve pas mbylljes së dy fazave të para, që në momentin kur të bëhet përgjysmim­i i pikëve, të kenë sërish distancë me rivalët më të afërt. Kujtojmë që pas 18 ndeshjeve të para, pikët jo vetëm përgjysmoh­en, por ekipet rindahen në dy pesëshe, ku secili ekip do të luajë edhe 8 ndeshje të tjera. Sigurisht që vend për qetësi nuk do të ketë as në 2018- ën dhe shembulli konkret vjen nga Kamza. Këtyre të fundit, një sezon më parë, edhe pse bënë një ecuri mbresëlënë­se, pas përgjysmim­it të pikëve, iu afrua Besëlidhja, aq sa ngjitjen në elitë e diskutuan vetëm në ndeshjen e fundit. Për të shmangur një gjë të tillë, kërkohet perfeksion­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania