Panorama Sport (Albania)

Morina akord me Besën, ekipi "manita" Shkumbinit

- GOLAT: BESA: SHKUMBINI: GJYQTARË: KARTONË TË VERDHË:

Besa merr Mario Morinën. Ish-sulmuesi i Tiranës, Skënderbeu­t, Flamurtari­t dhe Kamzës ka arritur akordin me presidenti­n Nexhat Bizhdili. Kërkesa e bërë prej trajnerit Poçi për një "bomber" është plotësuar me afrimin e 24-vjeçarit.

MIQËSORJA - Besa "shpërthen" ndaj Shkumbinit. Edhe pse përballë kishte një ekip jo në ditët e veta më të mira, miqësorja foli vetëm për kavajasit. Vendësit nuk e vunë në diskutim rezultatin, edhe pse munguan Mihani e Hoxha. Ndërkohë, dje u provuan si sulmuesi Hasanaj e mbrojtësi Dida. Miqtë befasuan që në të 3-ën minutë, me një gol të Dervishit. Por avantazhi nuk zgjati më shumë se 1 minutë, pasi Emrush

Kaloshi vuri në baraspeshë ndeshjen. Barazimi i shpejtë, por edhe dëshira e kavajasve bëri që loja të spostohej drejt portës peqinase. Në të 18-ën, Dervishi, që vjet ishte pjesë e Tomorit, u dha avantazhin vendësve. Janë minuta kur miqtë nuk kanë qartësi në kombinacio­ne e gabojnë shpesh, duke ua lehtësuar vendasve dominimin, që gjetën sërish rrjetën me anë të Edmond Hoxhës në të 25-ën. Në 45 minutat e dyta trajneri Poçi dhe Branica aktivizoi thuajse të gjithë stolin. Në këtë pjesë vijnë edhe dy gola, fillimisht Dervishi që në të 66-ën realizon dopietë personale dhe në të 87-ën Çelhaka "vulosi" rezultatin. Trajneri i Besës, Artion Poçi, u shfaq i kënaqur, ndërsa pas ndeshjes tha: "Më kënaqi loja, sidomos në pjesën e parë. Pragsezoni na gjen me optimizëm dhe Besa do të dijë ta shfaqë potenciali­n e saj ndaj Tiranës në Kupë". Feriz Ferizaj

aktivizuan:

aktivizuan:

Trajner:

21'/ Shehi 79'

Trajner:

U

U

A.Kaloshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania