Panorama Sport (Albania)

Ka paqe në “derbi”, Tomori ndal Apoloninë

Beratasit në formë, trajneri Dule i kënaqur me ekipin

- MIKEL MBRIÇAJ

Apolonia ka bara zuar në ndeshjen miqësore ndaj Tomorit që ka qenë e fundit në kuadrin e përgatitje­ve për sezonin e ri. Të dy ekipet kanë kërkuar që në fillim që t'i shkëpusin fitoren njëra- tjetrës. Apolonia ka qenë më e qartë taktikisht, ka qarkulluar më mirë topin dhe i ka dhënë lojës së saj karakter sulmues. Kapiteni Dimo, më i miri në fushë për të dy ekipet, bëhet protagonis­t i shumë aksioneve sulmuese dhe rasteve për shënim së bashku me Priftin e Krasniqin. Ndërkohë që beratasit jo vetëm mbrohen mirë, por arrijnë edhe të kundërsulm­ojnë rrezikshëm.

NDESHJA - Sidoqoftë, të parët që kaluan në avantazh kanë qenë vendasit me anë të sulmuesit të tyre Krasniqi që shfrytëzon mjaft bukur një pasim të Dimos dhe gjuan në hyrje të zonës duke e dërguar topin në rrjetë dhe befasuar portierin Kaloshi. Kundërpërg­jigjja e miqve është e menjëhersh­me dhe kjo bën që loja të jetë e fortë, e bukur dhe me ritëm të kënaqshëm. Apolonia kërkon të dyfishojë rezultatin, ndërsa Tomori ta barazojë atë.

Rastet për shënim nuk mungojnë për të dy ekipet, por gabohet para portave respektive nga lojtarët e të dy ekipeve. Megjithatë, në minutën e 38- të, Çaço ka arritur të shënojë golin e barazimit për ekipin mik pas një gjuajtje të bukur brenda zonës. Në minutat e mbetura të pjesës së parë, pavarësish­t rasteve për shënim, nuk ka më gola. Fraksioni i dytë i lojës ka nisur me zëvendësim­e të shumta nga të dy ekipet, gjë që ka ndikuar në ritmin e lojës së dy ekipeve. Megjithatë, rastet për shënim edhe në këto 45 minuta nuk mungojnë, por të dy ekipet gabojnë dhe vuajnë në finalizim. Kështu, i gjithë takimi përfundon me rezultatin e barabartë 1-1. Pas ndeshjes, trajneri i Apolonisë, Ndriçim Kashami u shpreh: "Ishte miqësorja e fundit në këtë fazë përgatitor­e. Në përgjithës­i jam i kënaqur me skuadrën që zhvilloi një lojë të mirë dhe iu përgjigj kërkesave tona tekniko-taktike". Ndërsa trajneri i Tomorit, Santiliano Dule, tha: "Kemi zhvilluar 6 ndeshje miqësore dhe të gjitha jashtë fushës sonë për shkak të restaurimi­t të saj. Skuadra ka luajtur mirë ka treguar karakter, ndërsa arriti të barazojë rezultatin".

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania