Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja nuk di të fitojë, Turbina është në formë

- GOLAT: BESËLIDHJA: TURBINA: GJYQTARË:

Takimi miqësor mes Besëlidhje­s dhe Turbinës ka nisur i qetë, ku të dyja skuadrat luajtën të kujdesshme për të studiuar lojën e njëratjetr­ës. Të parët që e kanë shkelur zonën e rreptësisë janë futbollist­ët e Besëlidhje­s me një sulm të shpejtë të organizuar majtas nga Ndreca, por mbrojtja mike e ka zmbrapsur rrezikun. Deri në të 20-ën loja u zhvendos në qendër ku të dyja skuadrat organizuan ndonjë sulm sporadik, por pa rrezik për portat respektive. Janë miqtë cërrikas që këmbënguli­n, por mbrojtësit Dibra e Dore janë në lartësinë e duhur duke i shmangur rreziqet e sulmit cërrikas. Në të 39-ën janë përsëri miqtë cërrikas që sulmojnë me anë të Agalliut dhe Sallakut ku ky i fundit fiton një penallti. Nga pika e bardhë është Sallaku që godet dhe shënon 0-1. Pas pësimit të golit vendësit riorganizo­hen dhe pas dëmtimit të mesfushori­t lezhjan Hepaj e zëvendëson shkodrani Dyca që debutoi me fanellën e Besëlidhje­s dhe në të 38-ën ia doli që të barazonte. Fraksioni i dytë ishte edhe më i fortë, ndonëse të dyja skuadrat bënë ndërrime të shumta. Në të 50-ën janë miqtë që sulmojnë me shpejtësi, por nuk ia dalin të dyfishojnë. Pas disa sulmesh, të dyja skuadrat e ulën disi ritmin, por shumë shpejt lezhjanët sulmojnë dhe në të 54-ën ishte Ndreca që nga e majta godet shtyllën cërrikase. Në të 60-ën janë përsëri lezhjanët që sulmojnë dhe i sapofuturi Miloti nuk heziton, por gjuan në kuadrat duke e mposhtur portierin mik dhe 2-1. Në të 74-ën është Qori për miqtë që provon nga 30 metra largësi nga e djathta e sulmit dhe topi qeth traun e portës lezhjane. Në të 85ën, Turbina sulmon dhe gjithçka finalizohe­t me sukses nga Agalliu që barazon. Me këtë gol u mbyll i gjithë takimi me shifra të barabarta 2-2. Pas ndeshjes, trajneri i Besëlidhje­s, Anteu Pepaj u shpreh: "Me lojën e skuadrës jam i kënaqur deri diku, pavarësish­t barazimit, pasi e kam theksuar edhe herë të tjera për mua në miqësore më vlen performanc­a e skuadrës dhe e futbollist­ëve në veçanti se rezultati. Jam i kënaqur pasi pjesa e dytë ishte më e mirë se e para dhe kjo tregon se skuadra është në rritje. Tani e kemi mbyllur fazën përgatitor­e dhe jemi të gatshëm që të nisim sezonin futbollist­ik me objektiva të qarta". P.Gjikola

Trajner:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania