Panorama Sport (Albania)

et, all ani Me a, n t e en ë i trajnerë

She i i klubit $Stu%enti$, kun%ër omorrit %he Sakos

-

Studenti në volejboll për meshkuj ka qenë në dy vitet e fundit skuadra e "dënuar" prej eksodeve. Një vit më parë, ish-trajneri Ylli Tomorri mori me vete ekipin kampion për te Partizani. I njëjti shembull u ndoq së fundmi nga ishtrajner­i Arben Sako pas transferim­it të tij tek Erzeni. Në një prononcim për "Panorama Sport", shefi i klubit shumësport­ësh "Studenti", Blendi Nallbani, shpreh keqardhjen për situatën e ndodhur, por premton se, sa të jetë në këtë detyrë, kjo dyshe trajnerësh nuk do të ketë vend te Studenti. "Si shefi i klubit prej katër viteve, këtu trajnerët i lusim që të vijnë dhe për të ikur më pas as nuk të marrin leje kur largohen. Duke përmendur rastin e fundit, nuk e mora vesh si ndodhi. Me një mesazh më njoftoi vetëm 'që po shkoj tek Erzeni, shumë faleminder­it' duke mos treguar fare përgjegjës­i. Dhe unë nuk i ktheva përgjigje. Por, për këtë çështje federata duhet të vërë një rregull për klubet duke përcaktuar kontrata 12-vjeçare për trajnerët. Kurse këtu po ndodh që vijnë një muaj dhe largohen. Nuk mund të them se ndihem i tradhtuar nga dy ish-trajnerët se mua nuk më kanë bërë ndonjë gjë të madhe, përkundraz­i ia bënë vetes. Por, derisa të jem unë në drejtim të këtij klubi, ata nuk vijnë më këtu. Unë nuk u kam lënë asnjë gjë mangët, plus edhe lojtarët kanë mbetur të kënaqur, pasi janë likuiduar rregullish­t. Ndaj më vjen keq pasi u kam plotësuar kushtet. Kur kam shkuar përpara katër viteve në këtë detyrë, volejbolli shqiptar kishte prej vitesh që nuk merrte pjesë në Kupat e Europës. Kam bërë unë luftë në Ministri, duke ndihmuar edhe me fonde. Me vite Studenti fitonte kampionati­n, por nuk merrte pjesë në Kupat e Europës, sepse nuk kishte fonde. Siç ndodhi në fund të këtij edicioni me Vllazninë", shpreh indinjatën Nallbani. Ndërsa i rikthehet zgjedhjes së teknikut Sako, ai thekson se ka qenë në dijeni të një largimi të tillë. "Për rastin e fundit, ndiej keqardhje, të paktën të më lajmëronte dhe jo vetëm me një mesazh telefonik. Kurrsesi nuk jam kundër largimeve, por të paktën të ikin në mënyrë dinjitoze. Nuk i mban njeri me zor". Sakaq, dje është prezantuar skuadra për sezonin e ri sportiv nën drejtimin e trajnerit Altin Demi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania