Panorama Sport (Albania)

San Marino, Vinjales bën "poker" në kualifikue­se

-

Maverik Vinjales fluturon në kualifikue­se dhe kap "pole position"-in e katër sezonal në Çmimin e Madh të San Marinos. Spanjolli i Yamahas u çon një mesazh të fortë rivalëve për titullin kampion Andrea Doviciozos i dyti (+0.162 sekonda) dhe Mark Markez i treti (+0.197 sekonda), i cili u rrëzua në sesionin e fundit. Në radhën e dytë të nisjes do të rreshtohen Kraçlou-Lorenco-Zarko, ndërsa e treta plotësohet me Pedrozën-Petruçin dhe Aleks Espargaro. Kohë e 11- të për Mikele Pirron, ndërsa Andrea Ianone e sheh veten shumë larg, të 21-in. Me Valentino Rosin jashtë gare për shkak të operacioni­t, tifozët e MotoGP-së nuk mund të kërkonin më mirë: tre rivalët kryesorë për titullin janë "rrotë më rrotë" në pistën e Mizanos. Por, në fund të kualifikue­seve është Vinales ai që shpërthen, fenomenal dhe rigjen "pole"-n e munguar që prej atij të fundit në Muxhelo. Ajri italian, me sa duket, i bën mirë, njëherësh i jep fund edhe dominimit të Markezit pas katër "pole position"-ve radhazi. Sidoqoftë, gara do të jetë gati për një betejë që nga kthesa e parë. Një e shtunë paksa zhgënjyese rezultoi për Dukatin zyrtar me Horge Lorencon që do të niset nga vendi i pestë e pas tij vijnë Honda LCR e Kraçlout. Katastrofë për Suzukin e Ianones, i cili në sesionin e parë nuk u afrohet kurrë kohëve më të mira. Në Moto2, kohën më të shpejtë e kronometro­i Matia Pazini, i katërti radhazi me kohën e përgjithsh­me 1'37"390, ndërsa në Moto3 përpara të gjithëve në garën e 13-të do të niset Enea Bastianini.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania