Panorama Sport (Albania)

Vuelta e Spanjës, Kris /rom është "mbreti"

-

Spanjolli i Trek-Segafredo, Alberto Kontador, ka fituar etapën e 20të dhe të parafundit të Vueltës së Spanjës. Në fundin e etapës la Korvera de Asturias-Alto de l'Angliru, 175 km, Kontador pati një epërsi +17 sekonda nga holandezi i Sky, Poels dhe Kris From. Britaniku ruan kryesimin, njëherësh hipotekon edhe triumfin final. Sot do të zhvillohet etapa e 21-të dhe e fundit, la Arroyomoli­nos-Madrid, 117.6 kilometra e gjatë. Tri herë kampioni i Vueltës, Kontador, 34 vjeç, regjistroi suksesin e gjashtë në karrierë në këtë garë. Menjëherë pas fitores, Kontador u shpreh: "Dhashë gjithçka. Ky mëngjes ishte i qartë për mua se do të ishte dita ime. Vetëm në këtë mënyrë mund të garoja sot, nuk kishte më kohë për të thënë lamtumirë. Në këtë jetë duhet të shijosh çdo ditë, çdo moment dhe unë e kam bërë. Ishte etapa e fundit malore e karrierës, ndaj në mëngjes isha paksa nën tension, por edhe me ambicien e madhe për të fituar. Inkurajimi nga publiku më dha shumë forcë, ishte një ditë e mrekullues­hme". Ndërkohë historike do të jetë ky triumf edhe për From, i cili bëhet i pari britanik që merr fronin e Vueltës dhe i treti në çiklizmin botëror që feston brenda një viti si në Turin e Francës dhe Vuelta pas ZhakesAnke­til (1963) dhe Bernard Hinolt (1978). "Është një ndjesi e mrekullues­hme. Në gjashtë vitet e fundit kam tentuar të fitoj, por e kam mbyllur tri herë në vend të dytë. Në këto muaj, skuadra ka qenë e jashtëzako­nshme dhe kam një falënderim të madh për të gjithë shokët e ekipit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania