Panorama Sport (Albania)

Gjysmë shekulli mungesë, rikthehet dueli Inter-Spal

Zikaltrit, përballë skuadrës ku debutoi Fabio Kapelo

- Përgatiti: LEDIO NASE

Pas 49 vitesh nga prezenca e fundit në Serinë A, këtë vit ka arritur më në fund të rikthehet. Në fakt, skuadra e qytetit të Ferrarës ka qenë, në gjysmën e parë të 1900-ës, mes protagonis­teve kryesore të kampionati­t italian. Pasi ka kaluar pjesën më të madhe të viteve '60 në Serinë B, Spali ra në kategorinë C. Një vit më pas arrin të kalojë një kategori më sipër, por do të qëndrojë vetëm për një sezon, e aty nisën problemet e klubit që sollën dy falimentim­e të ndryshme, në vitin 2005 dhe 2020 dhe rënia në kategorinë D, ku Spali ka milituar deri katër vite më parë. Klubi nisi të ngrihej në vitin 2013, me blerjen e aksioneve nga familja e sipërmarrë­sve, Kolombarin­i. Në sezonin 2014- 2015 do të vijë në stol Leonardo Sempliçi, trajneri aktual, i cili numëron 117 ndeshje në drejtimin e Spalit dhe ka arritur ta bëjë më së miri detyrën e tij (gjatë dy sezoneve të tij të para, 50-vjeçari ka arritur të ngrejë skuadrën nga Lega Pro në Serinë A, duke fituar 160 ndeshje nga 290 në total, me 82 barazime e 48 humbje). Gjatë marsit të kaluar, drejtuesit e klubit i kanë komunikuar edhe rinovimin e kontratës, që tashmë i skadon në vitin 2019.

PRECEDENTË­T - Për të shkuar te ndeshja e parë mes Interit dhe Spalit, duhet të kthehemi në vitin 1952. Ishte 30 marsi dhe në stolin zikaltër ulej trajneri Aldo Oliveri (kampion bote me përfaqësue­sen italiane në vitin 1938). Në minutën e 9-të të pjesës së parë do të shënohej, përmes një penalltie të ekzekutuar saktë nga gjermani Najer, goli i vetëm i ndeshjes. Pas asaj ndeshjeje, skuadrat do të përballen edhe 16 herë të tjera, me ndeshjen e fundit më 29 nëntor 1967, ku Spali i drejtuar nga Petanja u nënshtrua përballë Interit të Helenio Herrerës. Nga 17 ndeshjet në total, Interi ka fituar plot 15, ndërsa 2 kanë përfunduar në barazim. Zikaltrit i kanë shënuar gjithsej Spalit 44 gola dhe kanë pësuar vetëm 11. Kthehet një skuadër klasike e futbollit italian, sot në orën 12:30 në "San Siro".

DREJT SFIDËS SË SOTME - Spali mbetet një skuadër historike për futbollin italian, një klub që ka pas shpine vite të tëra dhe ku në të kaluarën janë parë të luajnë kampionë si Armando Piki, Fabio Kapelo (trajner i Milanit), Alberto Bigon (trajner i Napolit të Maradonës)

dhe teknikë si Edoardo Reja e Luixhi Delneri. Në ndeshjen e sotme, Interi niset favorite në "San Siro", por nuk duhet të nënvlerëso­jë një skuadër që ka koleksionu­ar megjithatë katër pikë në dy javët e para ( barazim kundër Lacios me rezultatin 0-0 dhe fitore kundër Udinezes me rezultatin 3-2) dhe kërkon të befasojë përsëri.

 ??  ?? Kapelo në 1967-ën, një vit më vonë Spali (ku Fabio luante si mesfushor) do të binte në Serinë B
Kapelo në 1967-ën, një vit më vonë Spali (ku Fabio luante si mesfushor) do të binte në Serinë B

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania