Panorama Sport (Albania)

Spaleti karikon skuadrën: Spali, pengesa e radhës drejt Europës

Trajneri zikaltër kërkon kujdes nga kundërshta­ri

-

Puna psikologji­ke dhe motivuese e Luçiano Spaletit tek Interi gjen gjithmonë edhe në konferencë për shtyp, jo vetëm në dhomat e zhveshjes apo gjatë seancave stërvitore. Zikaltrit duan të konfirmohe­n në sfidën e parë të seksionit të merkatos. Përballë skuadrës së Spaletit ( sot në "San Siro", më 12:30) do të jetë Spali i Leonardo Sempliçit, me katër pikë në klasifikim dhe një surprizë e kampionati­t që sapo ka nisur: "Nëse duam të jemi gati që të arrijmë Europën e madhe, nuk duhet të gabojmë ndeshje si ajo kundër Spalit nesër (sot). Europa që duam, kalon nga çdo skuadër që do të kemi përballë". Në prag të takimit me mikun Sempliçi, Luçiano Spaleti përgatit menjëherë lojtarët e tij, duke lëshuar një mesazh preciz: "Duhet t'i bëjmë kompliment­et tona Spalit, por duhet të jemi të motivuar po aq sa ata". PERISIÇ - E pamundur për trajnerin zikaltër të konsideroh­et momenti dhe perspektiv­a e mesfushori­t kroat, një blerje e vërtetë pas rinovimit të tij dy ditë më parë, me firmën e re që do ta mbajë në Milano deri në vitin 2022: "Klubi ka kryer një punë të përkryer duke arritur ta mbajë dhe t'i rinovojë kontratën. Nuk ka rëndësi vetëm aspekti teknik, por edhe ai njerëzor. Dhe Ivani është një person i shkëlqyer. Tani është i lumtur, ka gjithçka për t'u bërë një kapiten i Interit në të ardhmen. Pres shumë nga ai". SHENJË NË "SAN SIRO" - Sot në "Guizeppe Meazza" pritet publiku i momenteve të rëndësishm­e dhe të pranishmit në stadium pritet të jenë më shumë se 60 mijë. Një besim i një publiku i uritur për të fituar dhe që skuadra zikaltër, megjithatë, nuk duhet ta zhgënjejë: "Tifozët vijnë për të shprehur entuziazmi­n e tyre, besimin që kanë te ne, duhet t'i përgjigjem­i duke ia shpërblyer. Merita është e Moratit, Murinjos, Zengës, Burgniçit, Faketit, Kambiasos, Etosë, Ronaldos, Bergomit, Materacit, Ibrahimovi­çit, Militos... Duhet të bëjmë diçka vërtet të rëndësishm­e për t'u kujtuar, askush nuk do të mbante mend një rikuperim të Galjardini­t...", për të cilin shton: "Ai apo Vesino në fushë? Luan Roberto, e që prej së martës. Do luajë edhe Dalbert".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania