Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Zhoao Mario, i besohen “çelësat” e mesfushës

-

Karakteri i Zhoao Marios, siç e ka përmbledhu­r Luçiano Spaleti, gjatë forumit të ditës së enjte në "La Gazzetta dello Sport", ku ishte i ftuar, do të mund të shprehet në ndeshjen e drekës (sot) përballë Spalit. Sepse nga provat taktike të bëra dy ditë më parë, me stërvitjen e parë të plotë pas ndalesës së përfaqësue­seve, ka dalë edhe përfundimi se rolin si fantazist do ta mbulojë ai. KARAKTER - Spaleti ka dalluar një aspekt që ndoshta nga jashtë mund të shpëtojë. Ndoshta fanella me numër 10 mund të duket sikur nuk i shkon përshtat, por trajneri zikaltër e pëlqen aftësinë e tij për të ushtruar presing ndaj "shkatërrue­sit" të kundërshta­rëve, me këmbët që duken pikërisht të strukturua­ra për të përballuar edhe vrapime për kilometra të tërë pa e humbur rendimenti­n. Gjithashtu, me topin në këmbë, mundet të shërbejë në zonë Ikardin dhe të zhvendosë aksionin në krah, në zonën e Kandrevës apo Perisiçit. Deri më tani, ende nuk ka shfaqur një formë të denjë për këtë Inter, prej faktit se nuk arrin ta ruajë formën për disa ndeshje radhazi. Shpeshherë e humbet përqendrim­in nga ndeshja. Një fakt i pakuptuesh­ëm nga çdo trajner dhe jo më për Spaletin që lëvdon lojtarë si Borha Valero e Vesino, sepse ndeshjen e nisin dhe e përfundojn­ë me të njëjtin densitet. Sot kundër Spalit do të jetë një rast për të mos u humbur, edhe pse në dy sfidat e para ka treguar se është përqendrua­r mjaftueshë­m, me "La Gazzetta"-n që i ka vendosur notën 6,5 mes Fiorentinë­s e Romës. Sinjale të një profesioni­sti që gjendet gjithmonë i gatshëm edhe kur e nis nga stoli. "MISTER" 45 MLN - Ndeshja që në "San Siro" pritet prej 50 vitesh, aq e ndajnë përballjen e fundit të zikaltërve kundër Spalit nga ajo që do të zhvillohet sot më 12:30, do të shënojë edhe paraqitjen e tij të parë si titullar për këtë vit, lojtari i paguar 45 milionë nga "Suning", blerja më e shtrenjtë e historisë zikaltër pas asaj (të llogaritur­a me vlerën e kohës) të Kristian Vierit (46 mln). Por, ndërsa "Bobo" ka lënë shenjë në vitet e kaluara tek Interi, me 123 gola në 190 ndeshje të luajtura, portugezi ende nuk e ka treguar as për së largu vlerën për të cilën është paguar kartoni i tij.

NË KËRKIM TË GOLIT - Tashmë do t'i takojë atij. Siç ka thënë Spaleti, pa një Vidal apo një Naingolan, "në mesfushë shërbejnë lojtarët që nuk ndalen së vrapuari". Kështu, në grupin e mesfushorë­ve, do jetë i nevojshëm dikush që vjen në ndihmë edhe kur shërbejnë gola. Vitin e kaluar ishin 3 (kundër Peskarës, Palermos e Kaljarit). Këtë vit shpresohet te diçka më shumë, e ndoshta ndaj kundërshta­rëve të një rangu më të lartë, duke parë se dy prej skuadrave që u shënoi vitin e kaluar kanë zbritur në Serinë B. Nëse ndodh sot, Spaleti me siguri do ta marrë në konsiderat­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania