Panorama Sport (Albania)

Montela: Jemi ekipi për t’u zbuluar

“Drejtuesit kryen një punë fantastike në merkato, bilancin e bëjmë pas fazës së parë”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ditën e djeshme, tra jneri Vinçenco Mon tela foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së sotme, ora 15:00, ndaj Lacios. Reshjet e dendura që kanë prekur të gjithë Italinë rrezikojnë sfidën e sotme. Ishte kjo tema e parë që u prek në fjalën e teknikut kuqezi.

Moti i keq kërcënon ndeshjen me Lacion.

Fusha e stadiumit "Olimpico" është nga më cilësoret në Itali.

Çfarë prisni nga sfida me Lacion?

Kjo është ndeshja e shtatë sezonale dhe të gjitha ndeshjet kanë pasur vështirësi­të e tyre, ashtu siç do të ketë edhe ajo e "Olimpikos"-it. Inzagi ka një skuadër pragmatike dhe me përvojë, rezultatet e tyre janë një provë e dukshme. Duhet të luajmë me kujdes, pasi Lacio mbron dhe sulmon me rregull.

Si është gjendja fizike e futbollist­ëve?

Të dëmtuar janë vetëm Konti dhe Gustavo Gomez, të cilët për të mos rrezikuar qëndruan në shtëpi. Pjesa tjetër janë gjendje të mirë, madje edhe ata që ishin të grumbullua­r me kombëtaret.

A do të jetë Kutrone titullar në Romë?

Unë kam besuar gjithmonë tek ai, mos harroni se debutoi me mua. Edhe drejtuesit i dhanë vazhdimësi duke i rinovuar kontratën, tani duhet të vazhdojë rrugën e nisur, pasi është në drejtimin e duhur.

Ju dhe Inzagi jeni të vetmit që e ndalët Juventusin vitin e kaluar.

Po, është e vërtetë. Simone, përveç se një trajner i aftë, ka dhe një karakter pozitiv. Të gjithë futbollist­ët e tij e duan, pasi ai nxjerr më të mirën prej tyre. Kjo është një dhunti e rëndësishm­e. Personalis­ht ndihem disi në borxh ndaj tij, pasi në ndeshjet e fundit kam grumbullua­r më shumë suksese.

Bilja, Bonaventur­a e Romanjoli, më në fund kthehen nga dëmtimet.

Nga Bilja pres shumë, ka një inteligjen­cë taktike unike, ndaj Lacios e pret një ndeshje e vështirë. Ai është nga lojtarët e rinj që është stërvitur më pak me grupin. Romanjoli ashtu si Bonaventur­a po marrin veten nga dëmtimet dhe janë në kërkim të formës së duhur.

Paleta ishte pranë Lacios, por mbeti në ekip. Si është raporti me të?

E admiroj shumë, pasi ai dhe Soza i dhanë shumë kësaj skuadre. Në organikë kam gjashtë mbrojtës qendre dhe më duhet të zgjedh. Me ekipin prej 23 elementesh, më duhen katër më cilësorët dhe dikush duhet të ngelet jashtë.

Rrotacioni prek edhe portierët, kush është zëvendësi i Xhixhos?

Hierarkitë në portë nuk janë si në repartet e tjera. Sot Storari është portieri i dytë, pasi e shoh më të gatshëm, por nuk do të thotë që kjo është një zgjedhje përfundimt­are.

Largimi i Sozës tregoi se klubi vazhdonte të monitoront­e merkaton.

Çdo skuadër cilësore në nivel europian ndërtohet në trekatër hapësira merkatoje, ne provuam të shkurtojmë afatet. Jam vërtet mirënjohës për punën e krerëve. I vlerësoj shumë për punën e tyre, meritojnë notën 10.

Si e menaxhoni grupin, 26

futbollist­ë nuk janë pak?

Unë vlerësoj gjatë javës dhe përpiqem t'i marr më të mirën gjithsecil­it. Mendoj se duhen shfrytëzua­r ata që janë më në formë, pasi momenti i mirë për një lojtar nuk zgjat një kampionat të tërë.

Kush mund ta zëvendësoj­ë

Kesin kur atij do t'i duhet të pushojë?

Në skuadër kam disa alternativ­a, Bonaventur­a, Montolivo, Mauri dhe Lokateli mund të marrin vendin e tij, megjithëse karakteris­tikat e tyre dhe interpreti­mi i ndeshjes nuk është i njëjtë. Në mesfushë

mund të luajmë edhe me dy mesfushorë, jo vetëm me tre.

Çfarë synimesh ka kjo skuadër?

Në një skuadër ku janë investuar qindra milionë euro, pritshmëri­të janë të larta. Në përfundim të fazës së parë do të bëjmë llogaritë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania