Panorama Sport (Albania)

Juventusi “kërcen” tango përballë Kievos

Hetemaj shënoi në portën e tij, Higuain blindoi tri pikët

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Për ditëlindje duhet ta "lagësh" që të kesh fat. Dhe rrebeshi që kishte rënë mbi Torino nuk frenoi jo vetëm ndeshjen, por as Juventusin, për të festuar në mënyrën më të mirë të mundshme 6-vjetorin e ndërtimit të stadiumit, duke i shënuar tre gola Kievos. Nëse fiton kaq lehtësisht edhe kur nuk bind, ndërsa të mungojnë edhe shumë titullarë në fushë, do të thotë se rruga e nisur është ajo e duhura. Mjafton një Dibala me kohë të pjesshme dhe një Higuain ende jo në formën maksimale, për të marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat (10 gola të shënuar).

DHURATË E KIEVOS

Në Torino ishte dita e risive me tri nga blerjet e reja që debutuan nga minuta e parë (Shezni, Matuidi dhe Kosta, ndërsa dy prej atyre që dukeshin me valixhe në dorë si Azamoah dhe Lihshtajne­r (destinacio­n Turqia), i priti fanella e titullarit. Ajo që binte në sy ishte mungesa e "BBC"- së së famshme në mbrojtje, bashkuar edhe me atë të Bufonit, diçka që nuk ndodhte prej vitit 2008. Për më shumë, Alegri kishte lënë jashtë edhe Dibalën, Sandron e Khedirën dhe është normale që të gjitha këto mungesa të detyronin një ritëm jo shumë të bukur loje. Tepër pasime horizontal­e, asnjë nga krahët që pret zonën nga qendra, prandaj për të arritur në zonën e Kievos duhet një përjetësi për të mbërritur. Jo më kot, në të tilla paraqitje ke nevojë për fatin për të zhbllokuar ndeshjen, ose një dhuratë, si ajo e kosovarit Përparim Hetemaj, në minutën e 17-të, i cili devijon me kokë në portën e tij, goditjen e fortë të dënimit, të lëshuar në zonën e portierit nga Pjaniç. Nga ana tjetër, Kievo e nisi mirë ndeshjen, por më pas humbi agresivite­t pas disavantaz­hit. Ai që tenton të surprizojë Sheznin ishte Radovanovi­ç, me goditje dënimi, por portieri polak bën që mungesa e Bufonit të mos ndihet. TANGO ARGJENTINA­SE

Fillimi i pjesës së dytë ka një ritëm të përgjumur, derisa në të 54-ën kur Alegri hedh Dibalën në fushë, urdhëron kalimin nga 4-3-3 në 4-2-3-1 dhe kaq mjafton që Juventusi të nisë të dhurojë spektakël. Për golin e sigurisë duhen vetëm 4 minuta, teksa argjentina­si më i ri kombinon me Pjaniçin që nis menjëherë në diagonale argjentina­sin më të vjetër, i cili shënon. Për Higuainin ky ishte goli i radhës ndaj Kievos, pas dopietës së sezonit të kaluar dhe konfirmimi i radhës se "Pipita" nuk ka

nevojë që të jetë në formën maksimale për të tundur rrjetën. Dibala dhe Pjaniç ndezin ritmin, duke treguar se kjo Juve nuk mund të bëjë pa ata të dy, të cilët janë fosfori i skuadrës. Dhe shtatë minuta nga fundi, është pikërisht Paulo që vendos shifrat finale në 3-0. Ai

merr një top në qendër nga Bernardesk­i, futet në zonë dhe pasi driblon dy mbrojtës të Kievos, godet në shtyllën e parë. Më mirë se kaq numri 10 i Juventusit nuk mund të prezantohe­j përpara sfidës me Mesin, ndërsa për Kievon "Allianz Stadium" konfirmohe­t një tabu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania