Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 6.5 - Pret ndaj Radovanovi­çit dhe Puçarelit. I sigurt në dalje dhe i saktë me këmbë (preku 43 topa). LIHSHTAJNE­R 6.5 - Nderon shiritin e kapitenit, sidomos në pjesën e parë kur shtyu shumë drejt sulmit. Në të dytën uli disi ritmin. BENATIA 7 - Frenon Inglezen në pjesën e parë në një mënyrë fantastike. Mbylli çdo hapësirë. Ndeshje madhështor­e. RUGANI 6.5 - Ndonjëherë duket sikur kërkon të dhurojë më shumë spektakël seç duhet, por bën pak gabime dhe kalon provën. AZAMOAH 6.5 - Sandro u pushtua nga gripi, ndaj ai që kishte bërë valixhen gati për te Gallatasar­aji, vesh edhe një herë kostumin e Juves dhe ofron si gjithmonë ndeshjen e tij të gjallë dhe me pak gabime.

MATUIDI 6.5 - Vrapon kudo, nuk ka frikë kurrë të hyjë në dyluftim. Ofron eksperienc­ë dhe peshë në fushë. Blerje e gjetur.

PJANIÇ 7 - Nga një goditje dënimi e tij lind goli i avantazhit, ndërsa më pas gjen atë asist magjik për Higuainin, në golin e dytë. Kur është në ditë të mirë, di të emocionojë edhe me gjëra "banale". STURARO 6 - Ka limite teknike të konsiderue­shme, por vë gjithmonë shpirtin në fushë. Në të 76ën i lë vendin Bernardesk­it ( nota 6), i cili kombinon me Dibalën në rastin e golit të tretë. DUGLAS KOSTA 6 - Është elektrizue­s kur lëshohet në shpejtësi, ekzalton tifozët, por duhet të presë më shpejt drejt qendrës. Në të 54-ën i lë vendin Dibalës (nota 7.5), i cili nuk humb kohë, por ndërton aksionin e golit të dytë, ofron spektakël me goditje me thembër dhe pasime elegante dhe gjen një gol të tretë fenomenal, pas një dopio driblimi në zonë. HIGUAIN 6.5 - Lënies jashtë nga kombëtarja iu përgjigj me forcën e duhur, ndeshje sakrifikue­se dhe gol.

MANXUKIÇ 5.5 - Sakrifica nuk mungon kurrë, por këtë herë kombinon shumë pak me shokë. Në të 83-ën i lë vendin Bentankuri­t (pa notë).

Trajneri ALEGRI 7 - Menaxhim perfekt i grupit pas kombëtarev­e. Bëri zgjedhjen e duhur me Dibalën, në momentin më të vështirë të takimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania