Panorama Sport (Albania)

“Na pret një muaj ferri, tani të mundim Barcelonën”

-

Paulo Dibala i dha një tjetër ritëm lojës së Juventusit, pasi zbriti në fushën e lojës, në vend të braziliani­t Duglas Kosta. Falë tij, jo vetëm paparashik­ueshmëria, por edhe rrezikshmë­ria dhe golat u shtuan për bardhezinj­të, me argjentina­sin që nisi aksionin e golit të dytë dhe finalizoi golin e tretë që blindoi suksesin ndaj Kievos.

Paulo, i dhe dritë lojës së Juves në një moment vuajtjesh...

Jo, thjesht ndihmova skuadrën me lojën time. Ishte e komplikuar që të dilje drejt zonës së tyre, pasi Kievo nisi të qëndrojë shumë lart. Por duke kërkuar golin me ngulm nisën që të linin hapësira mes reparteve dhe ne bëmë lojën tonë, duke blinduar edhe tri pikët me dy gola të tjerë.

Ti, Pjaniç dhe Higuain u dukët në formë...

Po, në pjesën e dytë bëmë një paraqitje mjaft të mirë. Unë dhe Gonzalo luajtëm pranë njëri-tjetrit dhe së bashku me Pjaniçin lindi ai gol i dytë shumë i bukur. Mendoj se po gjejmë formën tonë më të mirë dhe më pas gjërat do të ndryshojnë edhe më mirë për ne.

Për të martën dukesh në formë fantastike...

Pranoj se erdha pak i lodhur nga udhëtimi, sepse nga Argjentina në Torino janë shumë orë rrugë. Por skuadra bëri një lojë mjaft të mirë dhe mendoj se e mbyllëm ndeshjen në rritje. Kjo tregon se jemi gati për Barcelonën. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishm­e.

Do keni sërish përballë Barcelonën. Çfarë ka ndryshuar tek

ata që prej muajit prill, kur luajtët herën e fundit?

Të gjithë shohin një Barcelona në vështirësi, por nuk është kështu, edhe pse e vërteta është që të humbësh një lojtar si Nejmari nuk është lehtësisht e rikuperues­hme. Gjithsesi, kampionët nuk i mungojnë, ndonëse ne do të shkojmë dhe duam që ta nisim Champions-in me fitore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania