Panorama Sport (Albania)

Reali ngec sërish, Zidan nën akuzë

Benzema dëmtohet, Marselo përjashtoh­et, por trajneri francez e ekzagjeroi me rrotacioni­n

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Çfarë po ndodh kështu?! Pas 2- 2 me Valencian, përpara pauzës së kombëtarev­e, Reali i Madridit bën një tjetër gafë flagrante, duke u ndalur, sërish në "Santiago Bernabeu", këtë herë në shifrat 1-1, edhe përballë Levantes. Dy barazime radhazi në shtëpi dhe 4 pikë të humbura që mund të rezultojnë fatale në udhëtimin e gjatë drejt titullit kampion në Spanjë. Pa Kristiano Ronaldon e pezulluar, edhe Zinedin Zidan ka "vulën" e tij në këto dy rezultate të fundit negative, pasi zëvendësim­et dhe eksperimen­tet e bëra me Valencian dhe Levanten u dukën të tepërta. Ndërsa kundërshta­ri modest falënderon, edhe pse dje kishte edhe fatin nga ana e tij. RROTACION I EKZAGJERUA­R

I vendosur për të mbajtur lart humorin e të gjithë grupit, Zidan vazhdon me planin e tij për një rrotacion të gjerë, për t'u dhënë minuta sa më shumë lojtarëve. Ndërsa Ronaldo është i detyruar nga pezullimi, trajneri francez la në shtëpi edhe Navasin e Modriç, ndërsa Isko, Bejl e Kazemiro ishin në pankinë, ndërsa Kasija, Naço, Teo, Jorente e Vazkuez titullarë, me Arsension, Krosin e Marselon, të vendosur pas shpatullav­e të Benzemasë. Por fati donte që edhe ky i fundit të mbyllte ndeshjen e tij pas 25 minutash, pas një goditjeje në muskul. Stafi mjekësor e dërgon në dhomat e zhveshjes, ndërsa në stol nuk ishte as Majoral (prezent në tribunë), një tjetër zgjedhje e ekzagjerua­r e Zidanit. Trajneri hedh në fushë Bejlin, i cili shkon të bëjë bomberin e vetëm të zonës, një rol, i cili u kuptua që nuk bënte kurrsesi për të. Ndërkohë, sikur të mos mjaftonte humbja e Benzemasë, Reali ishte edhe në disavantaz­h të një goli. Në minutën e 12-të, Ivan Lopez kishte goditur saktësisht: pas një rivënieje anësore të gjatë nga e djathta, në zonën madrilene gjendeshin dy lojtarë me të njëjtin mbiemër ( Lopez), vetëm se për të lehtësuar "njohjen" e autorësisë, golashënue­si e quan veten Ivi (Lopez), i asistuar nga shoku i ekipit, Ivan Lopez.

71 "GOLA" RADHAZI

Levante ëndërron, por Reali gjen forcën dhe barazon në minutën e 36-të, kur Lukas Vazkuez lëshohet si një "grabitqar" te topi i lënë në lojë nga portieri i Levantes, pas goditjes me kokë të Ramosit, pas një goditjeje këndi. Në këtë aksion, ka edhe

shumë dyshime për një faull të kapitenit "merenge", i cili u mbështet dukshëm te kundërshta­ri. Gjithsesi, ky gol i akorduar u vlen kampionëve të globit, për të zgjatur në 71 numrin e ndeshjeve, në të cilat ata shënojnë të paktën një gol.

BEJL SHPËRDORON

Pjesa e dytë është një spektakël i shëmtuar, i firmosur "Garet Bejl". Uellsiani humb të paktën tre raste të pastra, më flagranti, ai në të cilin Ramos e vendos të vetëm përballë portierit kundërshta­r, por "mister 101 milionë

euro" gabon në një mënyrë të pafalshme. "Bernabeu" dhe tifozët e tij mbajnë me forcë vërshëllim­at ndaj idhujve të tyre dhe sidomos ndaj Bejlit, kur gabon edhe një gol gjysmë të bërë, por goditja e tij me kokë, pas një asisti të Iskos, ishte e frikshme.

Me minutat që kalojnë, tensioni te të zotët e shtëpisë shkon në maksimum dhe ai që nuk e përmban dot është Marselo, i cili godet një kundërshta­r dhe për të vjen kartoni i kuq direkt. Ndeshja e errët dhe e pafat e Realit të Madridit përfundon me një goditje fantastike të Krosit, por edhe në këtë rast, është shtylla ajo që i mohon golin e fitores. Tani e në vazhdim, deri në rikthimin e Kristiano Ronaldos nga skualifiki­mi, debati mbi zgjedhjet e bëra së fundmi nga Zidani është i hapur...

 ??  ?? Kartoni i kuq direkt për Marselon
Kartoni i kuq direkt për Marselon

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania