Panorama Sport (Albania)

Mesi shkëlqen në derbi, tri “zile” për Juventusin

Barcelona dëfrehet në derbin kundër Espanjolit

-

Tani që Nejmar u largua, të gjithë mbajnë shpresat te Lionel Mesi dhe argjentina­si nuk lë askënd të zhgënjyer. Përkundraz­i, në derbin e luajtur mbrëmë në "Kamp Nou", sulmuesi argjentina­s merr për dore skuadrën e tij dhe e drejton i vetëm te suksesi, me katalanasi­t që tashmë kryesojnë të vetëm renditjen e përgjithsh­me, pas tri javëve të para. Mbrëmja magjike e "Pleshtit" nisi në minutën e 26-të, kur ai zhbllokoi takimin, me një gol të çmendur: driblim dehës brenda zonës dhe e majta depoziton topin në rrjetë. Kalojnë më pak se 10 minuta dhe ylli i Barcelonës feston dopietën personale, këtë herë disi me fat, pas një topi të mbetur në zonë dhe më pas të rikuperuar dhe të pasuar në drejtim të tij nga Alba. Për pjesën e parë mund të mjaftojë edhe kaq, por në të dytën, Lionel Mesi është ende i uritur dhe në të 67-ën shifrat shkojnë në 3-0. Autori është po i njëjti, numri 10 i Barçës, që sërish nga bren- da zonës goditi saktë me të majtën, i ftuar përsëri nga Alba. Kush mendonte se ndeshja kishte përfunduar këtu u gabua, pasi në të 87-ën të zotët e shtëpisë vendosin që të rrisin sërish shifrat, me mbrojtësin Pike, pas një goditjeje këndi dhe në të 90-ën, Luis Suarez rrumbullak­os rezultatin në 5-0, i ftuar nga blerja e fundit, Osman Dembele, i cili dje zbriti në fushë në të 68-ën, pasi zëvendësoi Deulofeun në korsinë e majtë të sulmit. TIFOZËT KUNDËR BARTOMEUT - Në Barcelonë kishte kohë që nuk ishte parë një skenë e tillë. Tifozët katalanas të pranishëm

në stadium, edhe pse po shijonin spektaklin e Lionel Mesit dhe shokëve të tij, në një moment kanë vendosur që të ngrenë kore, me të cilët kërkonin largimin nga klubi të presidenti­t aktual, Bartomeu, i cili është ndier shumë në siklet dhe nervoz pas kësaj skene.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania