Panorama Sport (Albania)

Man Siti keqtrajton Liverpulin

Aguero hap sfidën, hezus dhe Sane me dopietat e tyre shtypin ekipin e Klopit

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ndeshja e parë, e vlefshme për jav ën e katërt të kampionati­t anglez, i respektoi të gjitha pritshmëri­të. Spektakël, gola dhe kartonë për një sfidë të ndezur mes dy ekipeve më të mira britanike.

Siti e nis ndeshjen me tre mbrojtës ku Otamendi është ai që has më shumë vështirësi, duke pasur përballë një kundërshta­r të shpejtë si Salah. Pavarësish­t disa vështirësi­ve të fillimit, djemtë e Guardiolës kalojnë në avantazh në minutën e 24- t me Agueron, i cili, pasi merr një pasim milimetrik nga De Brujnë, nuk e ka aspak problem të shmangë Minjole dhe ta depozitojë topin në rrjetë. Të kuqtë reagojnë dhe rrezikojnë me dyshen Salah- Mane. Pikërisht ky i fundit në minutën e 37- të ndryshon inercinë e ndeshjes me një faull ndaj Ederson. Ndërhyrja duket e pavullnets­hme, por me portierin vendës që qëndron për tetë minuta në tokë me maskë oksigjeni, kartoni i kuq i dhënë nga Mos duket një vendim i drejtë. Epërsia numerike ndikon në rrjedhën e sfidës me Sitin që gjen edhe golin e dytë me Zhesus.

Pjesa e dytë nis me djemtë e Guardiolës që nuk kanë ndër mend të ndalen ndaj një Liverpuli të vendosur në cep si një boksier i pafuqishëm. Ndryshimet në modul dhe zëvendësim­et nuk sjellin ndryshime me Sitin që vazhdon dominimin. Çambërlein në vend të Salah dhe Xhan në mbrojtje nuk duken si një

ide gjeniale e Klopit me Liverpulin që ndëshkohet rishtazi nga Zhezus. "Pokeri" qytetar serviret në minutën e 77- të, kur Mendi shërben për Sane me këtë të fundit që shpalos një goditje me të majtën në cepin e poshtëm të portës

së Minjole. Klop me ndërrimet e përfunduar­a ka në dorë vetëm ndryshim moduli që jo vetëm nuk sjell asnjë sinjal loje, por ndikon edhe në golin e pestë që mban përsëri firmën e Sanes. Pasim në kufijtë e zonës nga Uoker

me Sane që dërgon topin në cepin më të lartë me një goditje tipike për repertorin e tij. Minutat shtesë shërbejnë vetëm për të pritur vërshëllim­ën e fundit me Guardiolën që ruan ritmin dhe Liverpulin që mbetet në kuotën e shtatë pikëve.

 ??  ?? Goditje e frikshme që mori portieri i Mançester Sitit nga Mane, gjatë ndeshjes
Goditje e frikshme që mori portieri i Mançester Sitit nga Mane, gjatë ndeshjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania