Panorama Sport (Albania)

Uellbek zgjon Arsenalin, Venger merr frymë

-

Në sfidën e djeshme, skuadra e Arsenalit ka arritur të mposhtë në "Emirates Stadium" kundërshta­rët e Bërnmëthit me rezultatin 3-0. Kjo ka qenë një fitore tejet e vlefshme për teknikun Arsen Venger pas problemeve në klasifikim, ku "topçinjtë" ndodhen në mesin e renditjes, me dy fitore, por me po aq humbje. Skuadra e Vengerit ka arritur që prej fillimit të dominonte në pjesën më të madhe të lojës. Edhe pse në sulm me Defo, skuadra e Bërnmëthit ka qenë tepër e kontrollue­shme në sulm. Mirëpo, për Arsenalin nuk ka dashur shumë për të zhbllokuar rezultatin. Në minutën e gjashtë të ndeshjes, pas një pasimi tepër preçiz nga Kolashinac, Uellbek ka arritur të gjejë kuadratin duke shënuar golin e parë për skuadrën e Venger. Disa minuta përpara pushimit të pjesës së parë, skuadra e Bërnmëthit ka shfaqur shenja të pastra përmirësim­i, edhe pse përArsenal­in, depërtimi në zonën kundërshta­re ka qenë tepër i lehtë. Në minutën e 27-të, me një pasim nga Uellbek, Lakacet ka arritur të shënojë golin e dytë për skuadrën e Arsnelit duke i siguruar skuadrës njëfarë qetësie për mbarëvajtj­en e sfidës. Edhe në fillimin e pjesës së dytë, dominues kanë qenë djemtë e Arsen Vengerit, të cilët vetëm disa minuta pas fillimit të gjysmës së dytë të sfidës, me anë të një pasimi nga Ramsi, Uellbek arrin të gjejë sërish kuadratin duke shënuar golin e tretë për skuadrën e Arsenalit. Edhe pse sulmuesi i Bërnmëthit, Defo, ka arritur të godasë në portën e Çek, ky i fundit e ka larguar topin pa rrezik. Raste ka pasur edhe Kokelin, i cili ka festuar gjithashtu paraqitjen e tij të 100-të me Arsenalin, por nuk arriti të shënonte më tepër për skuadrën e tij. Në këtë mënyrë, Arsen Venger është larguar triumfues në përfundim të kësaj sfide.

VENGER- Në përfundim të sfidës, tekniku i Arsenalit, Arsen Venger, ka thënë se: "Jam tepër i lumtur me fitoren dhe mënyrën si luajti skuadra. Ka qenë tepër e rëndësishm­e mënyra se si skuadra është kundërpërg­jigjur. Kemi pasur një paraqitje tepër të mirë të bazuar te disiplina dhe një sulm shumë të fortë. Megjithatë, fitorja në shtëpi është gjithnjë e rëndësishm­e".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania