Panorama Sport (Albania)

Makthi i ri i Bajernit quhet... Hofenhaim

Skuadra e Naglesman thyen kampionët gjermanë të Ançelotit Dopieta e Ut u siguron bluve triumfin e 19-të në Sinshaim

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Në sfidën e javës së tretë të sezonit të ri të Bundesligë­s, kampionët gjermanë të Bajernit janë ndalur në Hofenhaim me rezultatin 2-0 për skuadrën e teknikut Julian Nagelsman. Edhe pse italiani Karlo Ançeloti premtoi ndryshime në taktikat e bavarezëve, sikurse në sezonin e kaluar ata nuk arritën të mposhtin Hofenhaimi­n. Goli i parë i kundërshta­rëve të Hofenhaimi­t është pritur me mjaft kritika, sidomos nga mbrojtësi Mats Humels, ku pritej të ishte një vendim i gabuar i gjyqtarit dhe moviolës elektronik­e, e cila edhe këtë javë ka pasur probleme në sistemin e linjave të pozicionit jashtë loje. Për bavarezët, skuadra e Nagelsman është kthyer në një rival tepër potent, i cili ka mbetur edhe kësaj radhe për të 19-ën herë, i pamposhtur në fushën e tij. Megjithatë, në skuadrën e kampionëve gjermanë, një prej çështjeve më të diskutuara të javës së fundit, ka qenë edhe aktivizimi i zëvendëska­pitenit Tomas Myler. Në këtë sfidë, tekniku italian Karlo Ançeloti i ka dhënë atij më tepër avantazh, edhe pse për dyshen "Robbery" italiani ka vendosur t'i lërë të shohin sfidën nga stoli për t'i aktivizuar ata në pjesën e dytë të sfidës. Për Hofenhaimi­n, heroi i kësaj sfide ka qenë Mark Ut, që ka shënuar dopietën, e cila i siguroi fitoren e 19-të në fushën e saj skuadrës së Nagelsmani­t. Goli i tij i parë është shënuar në minutën e 27-të të pjesës së parë duke fituar edhe dominimin e pjesës më të madhe të lojës. Raste kanë pasur edhe kampionët gjermanë me anë të bomberit polak, Robert Levandovsk­i, i cili ka tentuar një moment të barazojë rezultatin, por nuk ka arritur të gjejë të papërgatit­ur portierin Bauman. Në pjesën më të madhe të lojës, skuadra e Hofenhaimi­t është treguar shumë e tërhequr në mbrojtje për të ruajtur rezultatin e avantazhit. Ndërsa në kampin tjetër, Ançeloti nuk ka arritur t'i mbyllë hapësirat në mbrojtje duke u krijuar një avantazh të madh kundërshta­rëve. Edhe për zëvendëska­pitenin Tomas Myler, tentativat për të shënuar nuk kanë munguar, ndonëse nuk ka mundur të gjejë hapësirat e duhura në portën e Bauman. Drejt përfundimi­t të sfidës, Ançeloti ka aktivizuar edhe Hames Rodrigez, i cili është rikthyer në Mynih vetëm tri ditë më parë pas sfidave me kombëtaren kolumbiane, por edhe ai nuk ka mundur të ndihmojë skuadrën bavareze, e cila u mposht sërish në Sinshaim.

 ??  ?? Hames dhe Salihamixh­iç duke ndjekur traditën e të kënduarit përpara skuadrës bavareze.
Hames dhe Salihamixh­iç duke ndjekur traditën e të kënduarit përpara skuadrës bavareze.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania