Panorama Sport (Albania)

Levandovsk­i vë alarmin: Na duhen lojtarë të shtrenjtë

Nojer: Kemi probleme psikologji­ke

-

Menjëherë pas përfundimi­t të sfidës ndaj Hofenhaimi­t, ku bavarezët janë mposhtur me rezultatin 2- 0 në Sinshaim, kapiteni dhe njëkohësis­ht numri një i portës së Bajernit, Manuel Nojer, e ka përshkruar sfidën duke thënë se: "Kemi nisur shumë mirë lojën deri në momentin që kemi pësuar golin e parë. Pas atij goli, gjërat ndryshuan shumë në formën e skuadrës sonë. Edhe pse kemi pasur disa raste për të shënuar, nuk ia kemi dalë dot mbanë, pasi kemi humbur vetëbesimi­n si pasojë e golit të shënuar nga Ut. Mendoj se kemi pasur probleme psikologji­ke në skuadër dhe jo taktike, edhe pse Hofenhaimi ka treguar mjaft stabilitet në të dy pjesët e lojës. Megjithatë, mendoj se të gjitha këto probleme do t'i zgjidhim falë punës së palodhur në ditët në vazhdim për të qenë sa më të aftë në përballjet e rëndësishm­e të fazës së grupeve në Champions".

LEVANDOVSK­I - Bomberi polak i kampionëve gjermanë, Robert Levandovsk­i, ka kritikuar gjatë kësaj vere rrugëtimin aziatik të skuadrës si pasojë e lodhjes së madhe ku ka thënë se: "Jo vetëm që ka qenë një lodhje e madhe për të gjithë lojtarët e skuadrës, por edhe nga ana e marketingu­t nuk mendoj se ka qenë tejet e vlefka shme". Gjithashtu, sulmuesi polak ka folur edhe për nevojën që klubi i Bajernit ka për të blerë lojtarë të nivelit botëror, në mënyrë që të fuqizojë edhe më shumë ofensivën e skuadrës. Sa i përket kësaj çështjeje, ai ka thënë se: "Klubi bavarez duhet të bëhet më kreativ dhe të mendojë si të fuqizojë denjësisht skuadrën. Nëse kërkohet një ofensivë e fuqishme, atëherë duhet patjetër të blihen lojtarë të rangut botëror. Blerja më e shtrenjtë që kanë bërë bavarezët

qenë 40 milionë euro, shumë kjo e cila ka kohë që nuk konsideroh­et e duhur për blerjen e lojtarëve të këtij rangu". Për Levandovsk­in, futbolli është kthyer në një qendër biznesi, për të cilën ai tha se: "Futbolli i ditëve të sotme është kthyer në kapitalizë­m, ku çdokush kërkon të përfitojë para dhe të mendojë vetëm për to. Rasti më konkret ka ndodhur këtë verë, në merkato, ku është parë qartë se me çfarë shifrash është luajtur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania