Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, “deja vu” me arbitrat në start

Bluzinjtë ndihen të vjedhur nga gjyqtari Hamiti, ashtu si ndaj Partizanit në sezonin e kaluar

-

Nga shtatori i 2016-ës te shtatori i këtij viti, për Luftëtarin është një "deja vu" me arbitrat. Pas rikthimit në Kategorinë Superiore, e pësonte në stadiumin "Elbasan Arena", kur humbi mininimali­sht nga Partizani 1-0 në kohën shtesë, teksa nga gjyqtari Andi Koçi u akordua një penallti skandaloze që bëri xhiron e internetit. Në atë takim, sikur të mos mjaftonte vendimi i arbitrit që vulosi takimin, u ndëshkua me karton të kuq në debutim edhe mbrojtësi kamerunas, Edi Bojom. Ndërkohë, historia u përsërit dy ditë më parë në Durrës. Luftëtari luajti në "Niko Dovana" me një lojtar më pak për 60 minuta, teksa i takoi sërish një debutuesi të bëhej "kokë turku", këtë herë nga gjyqtari lezhjan, Eldorian Hamiti. Në minutën e 34-të, sulmuesi uruguaian, Fabricio Nunjez, u pengua nga mbrojtësi Ante Hrkaç, por teksa pritej të jepesh një goditje dënimi për gjirokastr­itët, arbitri i habiti të gjithë, duke ndëshkuar uruguaiani­n me të kuq. Ky vendim ndikoi jo pak në lojën e gjirokastr­itëve, që gjithsesi u ndëshkuan vetëm nga pika e bardhë e penalltisë në startin e pjesës së dytë. Nga klubi bluzi nuk kanë dashur që të bëjnë polemika që në javën e parë, edhe pse zv.trajneri Luis Kurbelo theksoi pas ndeshjes se fati i takimit në Durrës u vendos nga kartoni i kuq në pjesën e parë. Të kontaktuar dje nga gazeta, drejtuesit e klubit bluzi kanë preferuar heshtjen, ndërkohë që shpresojnë që të mos ndodhë e njëjta gjë në ndeshjet në vijim, teksa e radhës për kampionat është ajo në Laç.

Vasil Shkurtaj - Goditja e madhe e merkatos së Luftëtarit ishte rezervuar pikërisht në limitin e afatit kalimtar. Sulmuesi Vasil Shkurtaj fuqizon së tepërmi repartin ofensiv të gjirokastr­itëve pas largimit të Rexhinaldo­s. Pritet që ish-lojtari i Kombëtares Shpresa të debutojë me fanellën bluzi që në ndeshjen e së dielës ndaj Laçit, sërish në transfertë. Ndërkohë, të mërkurën Luftëtari do të luajë për Kupë kundër Elbasanit, teksa ndeshja e parë luhet jashtë fushe. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania