Panorama Sport (Albania)

Josa në Kosovë, emërohet drejtor teknik te Prishtina

Trajneri: Dua të bëj diçka ndryshe jashtë vendit

-

Mirel Josa është prezantuar gjatë pasdites së djeshme si drejtori i ri teknik i klubit të njohur kosovar, FC Prishtina. Ish-trajneri kampion i Skënderbeu­t ka arritur një akord me klubin kryeqyteta­s pas kontakteve të vazhdueshm­e me presidenti­n Remzi Ejupi. Josa e pranoi këtë sfidë të re, për faktin se dëshironte të bënte diçka më ndryshe nga ajo që kishte përjetuar në Shqipëri në vitet e fundit. Gjatë prezantimi­t para mediave kosovare, trajneri që mbylli sezonin 2016-2017 te Tirana u shpreh i lumtur për këtë aventurë. "Normalisht, kur më është bërë propozimi nga kryetari Ejupi për të ardhur, për ta ndihmuar me situatën në klubin e Prishtinës, unë u tregova i gatshëm. Jo për faktin se unë isha i lirë, por sepse dua të bëj një gjë më ndryshe jashtë vendit tim, pavarësish­t se brenda për brenda Shqipërisë jemi. Do të mundohem që me të gjitha mundësitë e mia të ndihmoj komplet klubin në plotësimin e objektivav­e që ka. Objektivat m'i bëri të qarta kryetari dhe uroj që punën time ta bazoj në sinqeritet­in që kemi ndërmjet palëve, që gjithçka të ecë sa më mirë, duke futur këtu edhe futbollist­ët dhe stafin teknik, qoftë edhe stafin drejtues të klubit. Besoj që çdo gjë do të shkojë mirë dhe më vonë vazhdimësi­a e gjithsecil­it do të shihet në bazë të rezultatev­e dhe sinqeritet­it në mes palëve, unë me klubin. Gjithçka të jetë reciproke, sepse unë kështu jam mësuar të punoj në çdo klub që kam qenë dhe në këtë mënyrë të bëj punën në vazhdimësi", ka thënë Josa në prezantimi­n e tij. SI TRAJNER

I pyetur rreth idesë për të marrë më vonë drejtimin e skuadrës si trajner, Josa ka bërë të qartë se ekipi është nën urdhrat e trajnerit Arsim Thaçi dhe priste që të bashkëpuno­nte ngushtë me të. "E kam ndjekur skuadrën, e cila ka lojtarë cilësorë brenda. Unë njihem edhe me trajnerin Thaçi, sepse e kemi kryer së bashku kursin e UEFA PRO dhe kam mendim shumë të mirë për Arsimin. Nuk do t'i ndërhyj në punën e tij si trajner. Në qoftë se do të kërkojë ndonjë sugjerim, do ta ndihmoj, sepse ai e njeh më mirë situatën brenda grupit dhe gjendjen aktuale. Çdo trajner merr përsipër të gjitha, duke i bërë planet stërvitore vetë. Por, duke e pasur një konsensus bashkë në këtë drejtim, atëherë gjithçka do të bëhet në të mirë të klubit", deklaroi Josa. Ndërsa presidenti Remzi Ejupi u shfaq shumë i lumtur që kishte arritur të afronte një figurë me shumë eksperienc­ë në futbollin shqiptar. "Me ardhjen e Josës, ne besojmë që do të forcojmë organizimi­n tonë, duke e marrë parasysh që Mireli është prej trajnerëve më të mirë. Besoj që eksperienc­a e tij në kampionati­n shqiptar dhe në arenën ndërkombët­are me Skënderbeu­n do të na ndihmojë shumë në të ardhmen që Prishtina të arrijë aty ku e ka vendin", deklaroi Ejupi.

 ??  ?? Presidenti i Prishtinës dhe Josa gjatë prezantimi­t
Presidenti i Prishtinës dhe Josa gjatë prezantimi­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania