Panorama Sport (Albania)

Ronaldo trembet në gjyq: Kam vetëm 6 klasë shkollë

“Di vetëm të luaj futboll, do i shlyej të gjitha detyrimet”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kristiano Ronaldo ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t'u kthyer në Angli, pasi aty nuk do të kishte më probleme me autoritete­t financiare, siç ka aktualisht në Spanjë. Fjalë të thëna e stërthëna për "yllin" portugez, por të dëgjuara nga goja e tij kanë një tjetër ndjesi. Nëse më parë ishte thjesht një thashethem, tani në skenë kanë dalë edhe pamjet filmike të seancës gjyqësore të portugezit më 31 korrik, kur ai dha deponimin e tij për çështjen e evazionit fiskal. "Nuk kam pasur asnjëherë probleme në Angli, ndaj për këtë arsye... nuk dua ta them... do të më pëlqente të rikthehesh­a në Angli", deklaron ndër të tjera Ronaldo para gjykatëses Monika Gomez Ferrer, kur është marrë në pyetësor ndërsa ishte thirrur për t'iu përgjigjur akuzave se u ishte shmangur taksave, për një shumë të barabartë me 14.7 milionë euro mes viteve 2011 dhe 2014. Prej ditës së djeshme, deklaratat e lëshuara nga Ronaldo në gjykatën e "Pozuelo de Alarcon", në Madrid, janë të mundshme të shihen edhe në video në gjithë ueb-in. "I kam paguar taksat në vitin 2014. Kam vetëm 6 klasë shkollë, ajo që di të bëj, është të luaj futboll. Nëse më duhet të paguaj më shumë, jam gati të paguaj më shumë që të mos kem probleme", shtoi futbollist­i duke shpjeguar se kjo ishte arsyeja përse kishte punësuar kompani që të merreshin me çështjet e tij financiare dhe nuk merrej direkt ai. Gjykata, megjithatë, do të ketë ende nevojë për kohë për të arritur në përfundim. Akuzat për mashtrim mund t'i kushtojnë Ronaldos mes 21 muajsh dhe 7 vitesh. Vështirë të thuhet nëse ka qenë thjesht një

blof nga Kristiano Ronaldo, por është e sigurt se Paris Shën Zhërmeni (përpara se të merrte Nejmarin) dhe Mançester Junajtid, shumë i dashur për portugezin, e kanë menduar më shumë se një herë gjatë sesionit të merkatos së kaluar. Mbetet për t'u pritur.

 ??  ?? Pamjet filmike të Kristiano Ronaldos ndërsa merret në pyetje në gjykatë
Pamjet filmike të Kristiano Ronaldos ndërsa merret në pyetje në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania