Panorama Sport (Albania)

Osmani: Për mrekullinë në Ukrainë

“Do ta provojmë, mos u habisni nëse bëjmë surprizën që nesër. Jemi gati për gjithçka”

- LLAZI SARO

Pas nisjes me këmbën e duhur në kampi onat, Skënderbeu tani është gati të startojë fazën e grupeve të Europa Ligës, me një tjetër aventurë që do të zgjasë të paktën deri në dhjetor të këtij viti. Një tjetër kompeticio­n i një rëndësie të veçantë ky për Skënderbeu­n, por edhe për mbrojtësin korçar, Tefik Osmani. Në një dalje para mediave gjatë ditës së djeshme, Osmani ka theksuar se Skënderbeu do të tentojë mrekullinë këtë edicion. Sipas tij, objektivi kryesor në Europë u arrit me kalimin në fazën e grupeve, por tani pritet një hap më i madh. Ukraina i sjell kujtime të bukura lojtarit, pasi në sezonin 2005-2006 ka qenë pjesë e skuadrës së Superligës vendëse, Metalurg Zaporizhya. Edhe pse luajti vetëm 6 muaj, mbrojtësi e konsideron si eksperienc­ë të bukur.

Kampionati nisi me këmbën e duhur për Skënderbeu­n...?

Sigurisht, kjo ishte më kryesorja që ta nisnim sezonin patjetër me një fitore, pasi, siç dihet nga të gjithë, objektivi kryesor është kampionati. Kjo është bërë publike edhe nga klubi, pasi përmes kampionati­t mund të shkohet më lehtë në Kupat e Europës.

Një fitore është gjithmonë e rëndësishm­e kur

mendon që përpara është edhe ndeshja ndaj Dinamos së Kievit...

Pa dyshim, kjo është diçka që ka shumë rëndësi. Ta nisësh mirë kompeticio­nin ku merr pjesë është maksimumi. Ne vinim nga Europa

dhe kishim një tjetër mentalitet atje, por ekipi u përshtat shumë mirë me kampionati­n, që do një mendësi tjetër dhe arriti të marrë tri pikët, për më tepër përballë një ekipi që nuk kishim shumë informacio­n.

Në fushë, Skënderbeu u duk sikur kishte një marsh më shumë se Flamurtari...

Normale që do të ishte kështu, pasi që prej qershorit po punojmë dhe kemi zhvilluar takime të shumta, ndërsa ekipet e tjera vetëm

miqësore. Sigurisht që ne kemi rendiment më të lartë këtë kohë.

Tani e ka radhën sërish Europa...

Të luash në grupet e Europa Ligës është një tjetër aventurë mjaft e suksesshme që vetëm ne kemi arritur ta provojmë. Për mua është e dyta herë që do të luaj këtë kompeticio­n dhe sigurisht e di që çfarë na pret dhe çfarë duhet të bëjmë në fushë. Kjo është shumë e rëndësishm­e.

Si e shikoni grupin ku bëni pjesë?

Është një grup i fortë dhe mjaft i balancuar doja të thosha. Dinamo është kokë e grupit dhe mbetet në letër ekipi më i mirë. Ndërsa pas tij shoh tri skuadra të tjera të forta që plotësojnë këtë grup. Do të ketë përballje interesant­e.

Kalendari ju rezervoi Dinamon e Kievit në ndeshjen e parë. Sa i rëndësishë­m është fillimi?

Ne objektivin tonë në Europë e përmbushëm me arritjen në fazën e grupeve. Sigurisht që ishte maksimumi që mund të bënim deri në këtë pikë. Nisja është gjithmonë ajo që vlen në një kompeticio­n dhe të shohim se si do të jetë në Kiev. Pritshmëri­të janë të mira, por gjithçka do të merret me qetësi nga ana jonë. Dinamo është një ekip i fortë, por edhe ne nuk jemi të dobët. Kemi një grup të kompletuar lojtarësh që mund të bëjë mirë përballë çdo kundërshta­ri.

Pra, po thoni se duhet të presim surpriza?

Oreksi gjithmonë vjen duke ngrënë. Të shohim se çfarë do të sjellë xhiroja e parë e grupit. Por, Skënderbeu e ka treguar që di të bëjë surpriza, kështu që pse të mos prisni të tjera edhe në vijim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania