Panorama Sport (Albania)

Ka shkaktuar autogol, Radas: Dinamon e ndalim me zgjuarsi

Flet kroati që ka kujtime të hidhura nga ndeshjet me ukrainasit

-

Marko Radas ka kujtime të hidhura nga përballjet me Dinamon e Kievit sepse ka shënuar një autogol në miqësoret që korçarët kanë luajtur ndaj tyre dhe e kanë humbur me rezultatin 4-2. Mirëpo, kroati thotë se ato ndeshje nuk kanë shumë vlerë dhe se tani ekipi i Skënderbeu­t është rritur shumë dhe ka mundësi për të marrë rezultat pozitiv. Prej më se gjashtë sezonesh në Korçë, Radas i ka luajtur të tria përballjet që Skënderbeu ka zhvilluar me ekipin e Dinamos së Kievit dhe ka informacio­nin e duhur për forcën e këtij ekipi që edhe pse në miqësore ka treguar një potencial të lartë. Në një prononcim të shkurtër të dhënë për "Panorama Sport", Radas ka bërë me dije se ekipi i Dinamos është një skuadër e fortë fizikisht, pasi i tillë është edhe kampionati, teksa ka theksuar se me përqendrim, Skënderbeu mund t'ia dalë. Kroati paralajmër­oi se ndeshjet miqësore nuk duhet të merren si etalon për dy arsye që i analizon më poshtë. KA BESIM - "Është e vërtetë, me Dinamon e Kievit kemi luajtur tri takime miqësore gjatë fazave përgatitor­e dhe e dimë shumë mirë se është një ekip i fortë. Ukrainasit, për shkak edhe të kampionati­t, janë një ekip që anën fizike e kanë pikën e tyre të fortë dhe ky është ndryshimi i parë që ka me Skënderbeu­n. Nga ana tjetër, mund të them se ato miqësore të luajtura nuk janë një etalon matës për disa arsye. Kryesisht ndeshjet me Dinamon janë zhvilluar në fillim të fazës sonë përgatitor­e dhe forma e ekipit ka qenë e dobët. Plus kësaj, një takim zyrtar ndryshon shumë nga përgjegjës­itë që marrin lojtarët, nuk do të ketë asnjë ngjashmëri për këtë ju siguroj. Dhe ajo që është më e rëndësishm­e qëndron në faktin se një ekip si Skënderbeu këtë sezon është shumë herë me më shumë eksperienc­ë se vite të shkuara, prandaj kemi mundësitë tona. Do të jetë një takim i vështirë, po, këtë e dimë, por ne dimë edhe forcën e ekipit tonë", përfundoi kroati Marko Radas. Ll.Saro

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania