Panorama Sport (Albania)

Çokollatë e zezë dhe pica, Skënderbeu kërkesa speciale në Kiev

Skaner i imtësishëm nga klubi rival për bardhekuqt­ë

-

Klubi i Dinamos së Kievit ka publikuar sot, në faqen e vet zyrtare, një informacio­n të detajuar për Skënderbeu­n, kundërshta­ri i së enjtes në Ligën e Europës. Nuk bëhet fjalë për taktikat që përdorin korçarët apo elementët cilësorë të tyre. Bëhet fjalë për axhendën e udhëtimit të skuadrës shqiptare drejt Ukrainës, si dhe të porosive të zakonshme apo të veçanta që ata kanë bërë për këtë vizitë treditore në Ukrainë.

"Skënderbeu në Kiev, dy ditë, por asgjë tjetër veç futbollit", titullohet artikulli, i cili tregon përgatitje­t e korçarëve në Ukrainë. Në vijim, detajet e publikuara nga ukrainasit rreth vizitës shqiptare...

"Klubi nga qyteti i Korçës do të mbërrijë në kryeqyteti­n e Ukrainës pranë drekës të së mërkurës, më 13 shtator, me një udhëtim çarter nga Selaniku. Klubi shqiptar do të akomodohet në një nga hotelet më të mira të qytetit, 'Premier Palace', i cili gjendet vetëm pak kilometra larg stadiumit ' Olimpiyski­y'. Gjatë ditës, ekipi do të qëndrojë pushim, kurse në orën 19:00 do të fillojë stërvitjen para ndeshjes, para të cilës do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit dhe një prej lojtarëve. Kërkesat e Skënderbeu­t për ekipin pritës janë të zakonshmet, por ka edhe disa të veçanta. Topa futbolli, porta të lëvizshme, tavolina masazhi, peshqirë, akull, çaj, kafe… Përveç këtyre, shqiptarët kanë kërkuar për çdo pjesëtar delegacion­i nga një çokollatë të zezë dhe biskota të kripura. Në mëngjesin e ditës së ndeshjes, nuk ka asnjë plan të parapërgat­itur nga Skënderbeu, ekipi do të qëndrojë në hotel. Delegacion­i do të niset drejt stadiumit në orën 18: 00 ( lokale), 2 orë para fillimit të ndeshjes. Në orën 20: 00 ( lokale), do të dëgjohet bilbili i gjyqtarit Bart Verntenten dhe, pas takimit, është parashikua­r kthimi në hotel. Një gjë interesant­e është se pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, shqiptarët kanë porositur 10 pica ' Margherita'. Shqiptarët do të kthehen në vendlindje gjatë pasdites së 15 shtatorit".

Habia

Zyrtarët e klubit rival kanë mbetur disi të habitur që, gjatë udhëtimit të Skënderbeu­t në Kiev, skuadra dhe stafi i saj nuk kanë planifikua­r asnjë vizitë në qendrat e rëndësishm­e të qytetit. "Shqiptarët nuk kanë preferuar të vizitojnë qytetin e Kievit, megjithëse ka një mori vendesh interesant­e ku mund të ndaleshin", thuhej ndër të tjera në komentin që i ishte kushtuar skuadrës bardhekuqe.

 ??  ?? Faksimile e shkrimit për Skënderbeu­n, dje në faqen zyrtare të klubit ukrainas
Faksimile e shkrimit për Skënderbeu­n, dje në faqen zyrtare të klubit ukrainas
 ??  ?? Hoteli luksoz ku do të grumbulloh­en korçarët në Kiev
Hoteli luksoz ku do të grumbulloh­en korçarët në Kiev
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania