Panorama Sport (Albania)

Xhejmsi bën Latifin në Ukrainë, Dita në balotazh me Muzakën

Formacioni, zbardhen dilemat e Ilir Dajës para debutimit

-

Skënderbeu sot pritet të mbyllë përgatitje­t për ndeshjen e nesërme në Kiev, ndërkohë që po në kryeqyteti­n ukrainas do të vendoset sot pas seancës së fundit stërvitore dhe 11-shi zyrtar që do të nisë nesër nga starti ndeshjen ndaj Dinamos vendase. E vetmja mëdyshje se kush do të zërë vendin e Bakari Nimagës të pezulluar thuajse është zgjidhur, por gjithsesi Daja do ta provojë edhe një herë sot në mbrëmje formacioni­n titullar. Kapiteni Orges Shehi, së bashku me katërshen e prapavijës, as që nuk diskutohen, teksa Vangjeli dhe Mici do të bëjnë krahët dhe Radas e Jashanica do të jenë qendra. Edhe për Tefik Osmanin nuk ka asnjë dyshim, ndërkohë që korçari është futbollist­i më i freskët, pasi nuk luajti në ndeshjen e javës së parë ndaj Flamurtari­t. Në mesfushë Daja ka vendosur që të mos ndryshojë emrat përveç Nimagës, teksa Gavazaj dhe Xhejms do të bëjnë krahët, ndërkohë që ndryshimi i vetëm do të jetë ai se kë do të ketë në krah Sabjen Lilaj. Bruno Dita duket më i përshtatsh­mi edhe për skemën e trajnerit bardhekuq dhe sot do të jepet edhe verdikti final, ndërkohë që në garë është i favorizuar edhe Gjergji Muzaka. Edhe në majë të sulmit nuk diskutohet që do të jetë Ali Soue dhe ky pak a shumë pritet të jetë formacioni për nesër, formacion që në fakt ka vetëm një ndryshim dhe është i përafërt me atë të ndeshjeve të tjera eliminator­e në Europa League, duke hequr edhe Liridon Latifin, lojtar që ka javë që është shitur nga Skënderbeu në Hungari te Pushkash. STËRVITJA - Skënderbeu zhvilloi dje seancën e fundit stërvitore nga Korça në pritje të ndeshjes kundër Dinamos së Kievit. Në një seancë të zhvilluar paradite, trajneri Ilir Daja u përqendrua më shumë te loja në grup dhe qarkullimi i topit, por sidomos në anën defensive të ekipit dhe daljen në sulme të shpejta. Një gjë e tillë duket se do të jetë edhe kurthi i trajnerit në ndeshjen e së enjtes. NIMAGA - Për takimin e nesërm në Kiev përballë Dinamos, lajme të mira vijnë për trajnerin Daja. Veç Bakari Nimagës, që është i pezulluar për shkak kartonësh, gjithë pjesa tjetër e ekipit është në dispozicio­n të plotë të bardhekuqv­e. Edhe gjendja e Enis Gavazajt është mjaft e mirë tani, por mbi të gjitha nuk ka mungesa të tjera të rëndësishm­e çka të bën të mendosh për një Skënderbe të plotë në këtë takim. Ll.Saro

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania