Panorama Sport (Albania)

Kompletohe­t Laçi, sulmuesi Mbombo nën urdhrat e Nicës

21-vjeçari vjen në huazim nga Al Shabab

-

Pas fitores 2-0 në kryeqytet ndaj Partizanit, Laçi i trajnerit Stavri Nica merr një tjetër lajm të mirë. Skuadrës kurbinase i është bashkuar më së fundmi edhe sulmuesi Idris Ilunga Mbombo, i cili është një nga ndërhyrjet e shumta që kanë bërë bardhezinj­të në merkaton e verës. Me afrimin e 21-vjeçarit, Laçi ndihet më i kompletuar. Sulmuesi nga Republika Demokratik­e e Kongos është federuar në kohë nga Laçi, por me mbërritjen e tij në Shqipëri është finalizuar me sukses transferim­i. 21-vjeçari dje është vënë nën urdhrat e trajnerit Stavri Nica dhe ka nisur përgatitje­t me grupin. Mbombo vjen te Laçi në formë huazimi nga klubi arab i Al Shababit. Një vit më parë, sulmuesi ishte pjesë e "Zesco United" në Zambia dhe u ble nga Al Shabab për 225 mijë euro. Aventura te Laçi shikohet si një trampolinë për 21vjeçarin për të kaluar në ndonjë kampionat më të fortë në Europë. Me ardhjen e sulmuesit afrikan, laçianët ndihen më të sigurt në realizimin e objektivav­e sezonalë. Pas suksesit me Partizanin, kurbinasit janë përgatitur për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, ku sot do të përballen me Sopotin në kompleksin e FSHF-së në Kamzë. Kupa është objektivi kryesor i klubit laçian, ku përmes këtij kompeticio­ni, që ia ka marrë dorën në vitet e fundit, kërkon të sigurojë një biletë për në Kupat e Europës. Kështu që kualifikim­i me Sopotin as që duhet të diskutohet nga Laçi, i cili po kalon një moment të mirë. Mbrojtësi Ademir Soza mungon në ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Luftëtarit, pasi u ndëshkua me karton të kuq në fund të sfidës me Partizanin, por braziliani mund të luajë sot në Kupë ndaj Sopotit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania