Panorama Sport (Albania)

Preiti: Kam punuar me Kuadradon që u shit 40 milionë euro

-

Partizani ka prezantuar dje drejtorin e ri sportiv të klubit, Antonelo Preiti, i cili në të shkuarën e ka kryer këtë detyrë në disa klube italiane, ku spikat puna e tij te Parma. Italiani, i përzgjedhu­r nga Moxhi si njeriu që do të drejtojë merkaton e të kuqve, ka folur përpara mediave duke treguar punën e bërë deri tani dhe karrierën e tij të gjatë në futboll. Në fjalën hyrëse, Preiti pohoi se ndihej i lumtur që është bërë pjesë e një klubi si Partizani dhe ka falënderua­r presidenti­n Demi dhe Luçiano Moxhin që e përzgjodhë­n në detyrën e re. Ai vlerësoi organizimi­n e klubit dhe tha se do të jetë 24 orë i angazhuar me Partizanin, pasi këtë praktikë e ka përdorur kudo që ka punuar. Preiti pohoi se ka pasur kontakte edhe më herët me futbollin shqiptar, ku përmend Andi Lilën te Parma. Mes të tjerash, në prezantim ai tha: "Nuk më pëlqen shumë fjala 'unë', më pëlqen fjala 'ne'. Të gjithë bashkë mund të realizojmë një objektiv të madh". Pas fjalës prezantues­e, Preiti u ka dhënë përgjigje pyetjeve të gazetarëve.

HUMBJA ME LAÇIN - "Ky është futbolli. Bën ndeshjen për 90 minuta, e menaxhon dhe me dy kundërsulm­e të kundërshta­rit mund të humbësh. Do ta quaja një aksident të momentit, por ajo që e rëndësishm­e është se skuadra u shfaq me personalit­et. Humbja nuk i pëlqen askujt, por ndeshja e parë nuk ndryshon objektivat". AFRIMET NË MERKATO - "Kam një eksperienc­ë të madhe me lojtarët e huaj që vijnë për herë të parë në një klub. Kam pasur të bëj me lojtarë si Kuadrado tek Udineze. Në vitin e parë, ai kishte shumë vështirësi, sepse vinte nga Amerika e Jugut, thuajse nuk luajti fare dhe shkoi në huazim në një skuadër të vogël si Leçe. U kthye prapë tek Udineze dhe, një vit më pas, u shit për 40 milionë euro. Ky është një shembull. Kur një lojtar i ri afrohet pranë një klubi, jo të gjithë arrijnë të ambientohe­n. Kjo është diferenca kur flitet për një futboll të organizuar. Në shumë raste atë që nuk e sheh në një muaj, mund ta shohësh në muajt dhe vitet në vazhdim".

EDGAR ÇANI - "Është folur shumë për atë, një lojtar të cilin e njihni shumë mirë, pasi ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare. Unë e njoha në Itali në shumë skuadra ku ka luajtur. Ai është një lojtar shumë i rëndësishë­m për Partizanin dhe kur e morëm ishim të bindur, siç jemi tani, se do të jetë qershia mbi tortë. Pasi mbylli sezonin e kaluar në Pizë, bëri një ndërhyrje për pastrimin e meniskut. Kohët e riaftësimi­t ishin pak më të gjata sesa parashikoh­ej. Kemi bërë një punë graduale gjatë grumbullim­it në Kasha, duke u munduar të mos e sforconim më shumë se duhej. Kjo na dha të drejtë, edhe pse shpesh nuk u stërvit me normalitet. Mendoj se Çani, në ndeshjen e Kupës, do të jetë në dispozicio­n të trajnerit Iuliano".

PRITSHMËRI­TË - "Unë pres shumë nga 25 lojtarë, jo nga 3 lojtarë. Të jap një shembull të sezonit të kaluar, për vështirësi­të e Ekubanit në fillim. Mendoj se e nisi nga pankina. Ne mendojmë se kemi në dispozicio­n një grup të mirë për objektivin tonë. Ky është një problem që trajneri nga java në javë e menaxhon grupin dhe ata që do të zbresin në fushë kundër rivalëve. Ka disa rregulla, mund të luajnë vetëm 4 të huaj, ne shpresojmë që gjatë rrugës të vendosim në kushtet e duhura ata lojtarë që kanë ardhur për të dhënë maksimumin në Superiore. Por si më ka mësuar eksperienc­a, duhet të kesh edhe durim, sepse me siguri nguti nuk sjell rezultate të mëdha". ÇËSHTJA "HOXHA" - "Unë mendoj se harmonia dhe atmosfera e grupit është e duhura. Ka konkurrenc­ë, në fushë shkojnë 11 lojtarë. Pankina nuk është e gjatë, por maksimumi janë 18 futbollist­ë për ndeshjen dhe luajnë 4 lojtarë të huaj. Ne kemi 25 lojtarë, ndaj në mënyrë të pashmangsh­me bëhen zgjedhje teknike, që mund të penalizojn­ë për një javë një lojtar dhe një tjetër në atë pasardhëse. Është normale që duket se klubi nuk ka harmoni, por ky ka shumë dëshirë, është shumë profesiona­l. Ne presim shumë nga çdo lojtar i veçantë".

KUNDËRSHTA­RËT - "Asnjëherë të mos kemi frikë në jetë. Shumë respekt për kundërshta­rët. Nuk jam një person që nuk njeh dhe s'ka dëshirë të njohë, kam gjithmonë dëshirë të mësoj. Kam uri të mësoj për futbollin edhe pas 30 viteve në futboll. Skënderbeu, Kukësi e Partizani ishin ekipet më të mira. Skënderbeu tregoi me kalimin në Ligën e Europës cilësinë e tij. Laçi e tregoi duke luajtur me ne se kishte organizim të mirë. Unë mendoj se shumë njerëz flasin dhe nënvlerëso­jnë potenciali­n e futbollit shqiptar. Unë nuk e kam nënvlerësu­ar sepse njoh shumë futbollist­ë shqiptarë në Europë, të cilët po paraqiten mjaft mirë. E tregoi Kombëtarja para Panuçit me De Biazin, e tregoi me kalimin e turit edhe Skënderbeu. Ky është një futboll në rritje dhe, nëse je i vëmendshëm, i përqendrua­r e i përulur dhe, nëse nuk nënvlerëso­n askënd në çdo ndeshje, mund të arrish objektivat.

Ndaj me shumë dëshirë duhet përballuar çdo ndeshje. Edhe pse ndonjë skuadër mund të ketë mangësi cilësore, me siguri është e organizuar mirë, sidomos ka gjithmonë dëshirë të tregojë në ndeshjet në Tiranë se mund të na vendosin në vështirësi. Frikë nga askush, respekt për të gjithë".

 ??  ?? Genc Tomorri dhe Antonelo Preiti
Genc Tomorri dhe Antonelo Preiti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania