Panorama Sport (Albania)

“I shkojmë deri në fund”, Duro do Kupën si vlonjat

Trajneri: Bëj rrotacion, dua seriozitet me Dinamon

- ERMAL SIKA

Flamurtari do të kërkojë të fitojë Kupën e Shqipërisë këtë edicion. Pengesa e parë e vlonjatëve është Dinamo, por trajneri Shpëtim Duro pret që skuadra e tij të shkojë deri në fund të këtij kompeticio­ni. Dje, në një prononcim për "Panorama Sport", Duro theksoi se Kupa mbetet një ndër objektivat kryesorë për ekipin që drejton. "Kupa e Shqipërisë është patjetër objektiv për Flamurtari­n, por gjithçka varet hap pas hapi. Do të kalojmë turet me radhë dhe në fund do të shikohet se ku do të shkojmë. Ne jemi këtu për të dhënë më të mirën në fushën e lojës edhe në këtë kompeticio­n, që patjetër është i rëndësishë­m. Kështu që e ritheksoj se Kupa e Shqipërisë është një objektiv madhor për ne", deklaroi fillimisht kreu i pankinës vlonjate. DINAMO

Flamurtari do të ketë përballë një emër të madh të futbollit shqiptar, por që prej pesë vitesh endet në Kategorinë e Parë. Trajneri kuqezi analizoi kundërshta­rin dhe sipas tij Flamurtari do të vlerësojë maksimalis­ht blutë. "E vlerësojmë maksimalis­ht ndeshjen me Dinamon. Është takimi i parë i Kupës, por nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ne. Dinamo nuk është kundërshta­r i dobët. Kanë lojtarë të mirë në përbërje dhe klubi ka emër të madh. Shkojmë në këtë ndeshje me respekt maksimal për kundërshta­rin dhe seriozitet për të bërë më të mirën. Duam që të marrim

një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të parë, në mënyrë që ta kemi më të lehtë për kthimin në Vlorë", theksoi trajneri. NDRYSHIMET

Duro konfirmon për gazetën se sot do të hedhë në fushë një formacion ndryshe nga ai kampionati­t. "Do të kemi rrotacion në formacion për ndeshjen me Dinamon. Te Flamurtari nuk ka lojtarë stoli, pasi janë të gjithë të rëndësishë­m. Në ndeshjen e parë do të kemi një formacion të alternuar. Do të kemi lojtarë që kanë qenë pjesë e formacioni­t, por edhe ata që nuk kanë patur hapësirat e mundshme. Unë dua t'i shikoj më mirë dhe se si do të paraqiten nesër (sot)", përfundon Duro. Ndërkohë, duke qenë se synimi i vlonjatëve është pjesëmarrj­a në Europë, rruga për ta arritur këtë qëllim nga Kupa duket më e mundshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania