Panorama Sport (Albania)

Gati debutimi i Beqajt, Teuta e nis misionin Europë nga... Puka

Mbrojtësi vlonjat: Në Durrës si një familje, besoj te profesor Magani

-

Teuta ka udhëtuar drejt Pukës me synimin e qartë për të mbyllur llogaritë me Tërbunin që në ndeshjen e parë. Synimi i durrsakëve është pjesëmarrj­a në Europë dhe kompeticio­ni i Kupës së Shqipërisë po vlerësohet në maksimum nga klubi. Pas startit me tri pikë në kampionat, tashmë skuadra e Gugash Maganit kërkon një rezultat bindës në Pukë. Trajneri pritet që të bëjë disa ndryshime në formacion, duke aktivizuar edhe lojtarë që kanë qenë në stol ndaj Luftëtarit. Një prej tyre është edhe vlonjati i talentuar, Arbër Beqaj, i cili u afrua te durrsakët gjatë merkatos së verës. Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk ka debutuar ende me "djemtë e detit", ndërkohë që gjasat janë që sot të jetë nga minuta e parë në fushë. Në një prononcim për "Panorama Sport", 19-vjeçari flet me optimizëm për aventurën e tij te Teuta. Ai ishte një kërkesë e trajnerit Gugash Magani, i cili ka punuar me të në Vlorë gjatë dy fazave të parë të Superiores së sezonit të kaluar. Beqaj premton se do të bëjë më të mirën e tij në stërvitje dhe pret me padurim debutimin në një ndeshje zyrtare me "djemtë e detit". Për të e rëndësishm­e është që të stërvitet siç duhet. "Po zhvillojmë seanca të forta dhe me ngarkesën e duhur. Këtu në Durrës kam gjetur një atmosferë mjaft familjare dhe të qetë. Jam në moshë të re dhe këtu po mësoj shumë. Te Flamurtari kam luajtur si titullar në shumë ndeshje, por kjo s'do të thotë që do të luaj dhe këtu gjithnjë nga minuta e parë. Unë do të stërvitem shumë që të jem në gjendjen time më të mirë. Jam i gatshëm të luaj dhe këtë e ka në dorë trajneri nëse do të më shikoni titullar ose jo. Me profesor Maganin kam punuar edhe më parë, kështu që jam i bindur që di të bëjë zgjedhjet e duhura. Në ekip kemi lojtarë me eksperienc­ë, nga të cilët mëson shumë", deklaroi vlonjati. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania