Panorama Sport (Albania)

Vucaj: Privilegj të jesh në shtëpi

"Dua që skuadra të luajë siç bëri sezonin e shkuar ndaj Skënderbeu­t dhe Kukësit"

- ADMIR URUÇI

Është shkodran, por Erion Vucajt iu deshën shumë vite që të kishte debutimin e tij me skuadrën e Vllaznisë. Në një intervistë për mediat, ai shprehet se është privilegj të veshësh fanellën kuqeblu dhe në ndeshjet e ardhshme kërkon mbështetje­n e tifozëve.

E keni nisur me një fitore këtë sezon në Lushnjë. Sa i kënaqur jeni?

Jam shumë i kënaqur, pasi e filluam mbarë jo vetëm me tri pikë, por edhe me një lojë të bukur. Ta nisësh mbarë një sezon është, për më tepër, edhe një aspekt pozitiv në rritjen psikologji­ke të skuadrës. Marrja e tri pikëve të rrit moralin për takimet e tjera.

Megjithatë është thënë se forca e vërtetë nuk duhet treguar me Lushnjën. Jeni i këtij mendimi?

Për t'u vlerësuar janë që të gjithë ekipet njëlloj. Nuk ka mbivlerësi­me të rivalëve.

Sa e gatshme është Vllaznia për një tjetër fitore këtë herë ndaj Teutës në shtëpi. Jeni gati?

Fillimisht nuk luajmë me Teutën, pasi ndeshjen e radhës e kemi me Kastriotin për Kupë. Jemi të përqendrua­r te ndeshja e Kupës dhe, pasi të kemi përfunduar atë, do të mendojmë për Teutën.

Me afrimin tuaj, të Hasanit, Likës dhe përforci-

meve të tjera, duhet të presim një Vllazni më të bukur në fushë?

Vllaznia gjithmonë ka qenë e bukur. Thjesht është aspekti psikologji­k i lojtarëve. Po të shohim ndeshjet e sezonit të kaluar ndaj Skënderbeu­t, apo edhe Kukësit kanë qenë shumë të mira. Shpresojmë që një gjë

të tillë ta bëjmë edhe këtë kampionat. Por, përveç lojës së bukur, na duhen edhe rezultatet.

Çfarë pret Vucaj këtë sezon nga skuadra?

Tifozët kanë pretendime të tjera nga ne këtë vit. Por, ne në ekip, si familje kuqeblu që jemi, nuk kemi asnjë objektiv. Nuk mendojmë për

Kupat e Europës, apo mbijetesën në Superiore. Ne duhet vetëm që të marrim të gjitha ndeshjet me radhë. Të japim maksimumin dhe të kërkojmë maksimumin. Të tjerat pastaj me radhë.

Si ndiheni pas këtij rikthimi te Vllaznia?

Si çdo shkodran ashtu edhe Vucaj, që të jetë pjesë e

Vllaznisë është gjithmonë një privilegj, por edhe përgjegjës­i. Personalis­ht ndiej një kënaqësi të madhe, të cilën e kam shprehur edhe më parë që jam pjesë e Vllaznisë.

Keni një mesazh për tifozët në këtë fillimkamp­ionati?

Çdo ekip, por për më tepër

Vllaznia, nëse ka mbështetje­n e tifozëve do të ketë edhe më shumë motivim. Kjo u pa në ndeshjen e fundit të sezonit të shkuar me Tiranën. Ishin ata tifozë që dhanë pa asnjë diskutim mbështetje­n e tyre që Vllaznia të mbijetonte në Kategorinë Superiore. Ne kemi nevojë për ta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania